Kronika 19 November 2025, 16:35 Nga VNA

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belerit: Ish-ministrja Olta Xhaçka dhe bashkëshorti i saj nuk do të hetohen

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belerit: Ish-ministrja Olta
Artan Gaçi dhe Olta Xhaçka

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Fredi Belerit, duke mos pranuar kërkesën e tij për nisjen e hetimeve ndaj ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka dhe bashkëshortit të saj, Artan Gaçi, lidhur me çështjen e pretenduar të tjetërsimit të tokave në Himarë për ndërtimin e një resorti me status investitor strategjik.

SPAK kishte vendosur dy herë mosfillimin e procedimit penal, ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kishte urdhëruar që kallëzimi i Belerit të hetohej, duke argumentuar se ekzistonin elemente që ngrinin dyshime të arsyeshme për vepra penale dhe konflikt interesi.

Prokuroria e Posaçme e ankimoi këtë vendim dhe Apeli Antikorrupsion i dha të drejtë SPAK-ut, duke e kthyer çështjen në pikën fillestare.

Në seancën e së hënës, trupi gjykues i Gjykatës së Lartë, me relator Sokol Binaj dhe anëtarë Ilir Panda e Sandër Simoni, la në fuqi vendimin e Apelit, duke vulosur përfundimisht që çifti Xhaçka–Gaçi të mos hetohet për këtë çështje.

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme