Kronika 16 November 2025, 13:19 Nga VNA

Ervis Lami në kërkim për gjobëvënie, kush është tmerri i bizneseve dhe lista e gjatë e krimeve për të cilat dyshohet

Ndaje në Whatsapp
Ervis Lami në kërkim për gjobëvënie, kush
Ervis Lami

Ervis Lami, i shpallur në kërkim për gjobëvënie ndaj Saimir Sinës dhe në momentin kur ai se pagoi gjobën i shkatërruan lokalin me eksploziv, rezulton se një prej emrave më të njohur në botës së krimit në vend.

Si anëtar të grupit të tij kriminal janë arrestuar kushëriri i tij, Jeton Lami, ish-oficeri i Operacionales, shoqërues i Ervis Martinaj në arrati para se të zhdukje pa gjurmë, si dhe Florin Domi e Flogert Mezhika.

Ervis Lami, 31 vjec, është në kërkim për vrasjen e Lulzim Vishën, postier. Grupi i tij kriminal dyshohet se organizoi vrasjen me eksploziv të Isuf Jacaj në Sarandë. Isuf Jacaj është babai i Klaus Jacaj, që ndihmoi Ramazan Jacaj të arratisej pasi plagosi në Sarandë në korrik të këtij viti, Ernest Lamën dhe Gëzim Hoxhajn, miq të ngushtë të Ervis Lamit.

Ervis Lami akuzohet po ashtu si pjesë e grupit kriminal që zhduku pa gjurmë Leonard Theodhorin dhe Fatmir Sulovarin alias Fatmir Krasniqin.

Ervis Lami ndihmoi Admir Tafilaj para disa vitesh të arratisej nga burgu.

Lami, 31-vjecar dyshohet se vë gjoba të majme biznesmenëve në vend.

Në Kamzë nga shpërthimi i tritolit në lokalin në pronësi të Saimir Sinës pati vetëm dëme materiale. Lokali iu ishte dhënë me qira dy kunetërve me të cilët Ervis Lami ishte në përplasje.

Të arrestuar për gjobëvënie: 

Jeton Lami, 31 vjeç

Florin Domi, 30 vjeç

Flogert Mezhika, 34 vjeç

Në kërkim:

Ervis Lami, 31 vjeç

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme