Kronika 16 November 2025, 11:55 Nga VNA

“Motivi”: Arrestohet ish-oficeri Jeton Lami, i lidhur me zhdukjen e Ervis Martinajt; tritol, gjobë 500 mijë euro dhe një rrjet përplasjeje mes bandave

Ndaje në Whatsapp
“Motivi”: Arrestohet ish-oficeri Jeton Lami, i lidhur me zhdukjen e
Ervis Lami dhe Jeton Lami

Jeton Lami, ish-oficeri i Operacionales, që ndihmonte në arrati mbretin e kumarit Ervis Martinaj dhe personi i fundit që e takoi para se ai të zhdukej pa gjurmë është arrestuar në kuadër të operacionit policor “Motivi” pasi në bashkëpunim me kushërin e tij Ervis Lami dhe dy persona të tjerë shpërthyen me tritol në lokal në Kamzë, pasi pronari nuk iu pagoi gjobën prej 500 mijë eurosh.

Në pranga përfunduan dhe Florin Domi dhe Flogert Mezhika. Ndërsa është shpallur në kërkim Ervis Lami, 31 vjec, një prej emrave më të përfolur të botës së krimit. Ervis Lami ishte ndërkohë në kërkim për vrasjen e postierit Lulzim Visha.

“Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë hedhur lëndë eksplozive në fasadën e jashtme të biznesit, duke shkaktuar dëme materiale, për shkak të mosdhënies së një shume prej 500 000 euro, të kërkuar në formë gjobëvënieje ndaj pronarit të objektit, shtetasit Saimir Sina”, njoftoi  policia.

Tre të arrestuarit mes të cilëve edhe ish-oficeri Jeton Lami sipas hetimeve rezulton se i kishin vendosur gjobë 500 mijë euro pronarit të lokalit, Saimir Sina, ky i fundit jetonte në Itali. Sipas policisë, grupi kriminal kërkonte nga SIna që lokalin të mos ua linte me qira dy kunetërve Klodjan Muratit dhe Benard Elezit. Dhe për këtë arsye e kishin paralajmëruar se nëse nuk largonte ata nga lokali do të duhet tu jepte atyre gjobën prej 500 mijë eurosh.

Tiranë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Motivi”.

Zbardhet brenda 24 orëve dhe dokumentohet, si rezultat i aplikimit të metodave proaktive, ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Kamëz, ku një biznesi iu vendos lëndë plasëse.

Identifikohen 4 autorët e dyshuar. Vihen në pranga 3 prej tyre, ndërsa vijon puna për kapjen e shtetasit tjetër.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Personit dhe Pronës të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5 dhe nën drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i informacioneve të siguruara dhe aplikimit të metodave proaktive, zbardhën dhe dokumentuan ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz.

Në kuadër të operacionit “Motivi” u vunë në pranga për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, shtetasit:

-J. L., 31 vjeç, F. D., 30 vjeç, F. M., 34 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. L., 31 vjeç, të katërt banues në Kamëz.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë hedhur lëndë eksplozive në fasadën e jashtme të biznesit, duke shkaktuar dëme materiale, për shkak të mosdhënies së një shume prej 500 000 euro, të kërkuar në formë gjobëvënieje ndaj pronarit të objektit, shtetasit S. S.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme