Kronika 27 October 2025, 14:58 Nga VNA

Dëshmia e Gjon Shkambit në Gjykatën e Apelit: Nuk e dija që Elvisi kishte armë, jam në konflikt dhe me vëllezërit

Ndaje në Whatsapp

Gjykata e Apelit këtë të hënë vendosi të lërë në fuqi masën e paraburgimit për Gjon Shkambin, xhaxhain e të dyshuarit për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Shkambi kishte kërkuar lirimin, por gjykata konfirmoi vendimin e shkallës së parë.

Ai mohoi se kishte dijeni që nipi i tij, Elvis Shkambi, mbante armë, duke theksuar se gjithmonë ka zgjedhur rrugën ligjore për të zgjidhur konfliktet. Shkambi gjithashtu tha se është në konflikt me vëllezërit e tij dhe për këtë arsye i çuan Elvisin në gjykatë.

“I shpreh ngushëllime familjes së gjyqtarit Kalaja dhe kolegëve të tij. Nuk kam pasur dijeni që nipi im të ketë pasur armë; ta dija, do ta kisha parandaluar. Kam konflikte me vëllezërit e mi, ndaj dyshuan dhe ma vunë në përgjegjësi nipin tim Elvis. Nuk kam pasur ndërmend të përdor dhunë, sepse prej 30 vitesh zgjedh rrugën gjyqësore. Nëse do të kisha zgjedhur dhunën, do ta kisha bërë më përpara”, tha Shkambi.

Vendimi i Apelit mban në fuqi paraburgimin ndërsa hetimet për ngjarjen dhe rolin e të implikuarve vazhdojnë. Gjykata nuk pranoi kërkesën për lirimin, duke u bazuar në arsyet e paraqitura nga organet hetuese dhe provat në dosje.

 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme