Kronika 6 October 2025, 16:27 Nga VNA

E rëndë në Tiranë/ Vritet me armë zjarri gjyqtari Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, plagosen dy persona të tjerë

Ndaje në Whatsapp
E rëndë në Tiranë/ Vritet me armë zjarri gjyqtari

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot paradite në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, ku gjyqtari Astrit Kalaja është qëlluar për vdekje me armë zjarri gjatë një seance gjyqësore.

Ngjarja ka ndodhur teksa gjyqtari Kalaja po shqyrtonte një çështje gjyqësore të Elvis Shkambit, kur ky i fundit ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar në zemër. Pavarësisht përpjekjeve për ta transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, Kalaja ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Të plagosur nga të shtënat kanë mbetur edhe dy persona të tjerë, babë e bir, identifikuar si Rakip dhe Ervis Kurtaj. Sipas të dhënave paraprake, njëri prej tyre ndodhet aktualisht në sallën e operacionit, por jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar i ngjarjes është arrestuar nga forcat e shumta të policisë që mbërritën menjëherë në vendngjarje. Ndërkohë që hetimet për zbardhjen e plotë të motivit dhe rrethanave të atentatit vijojnë.

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme