Kronika 7 Gusht 2025, 14:31 Nga VNA

Besnik Koçiu ndërroi jetë te "313"-ta, reagon Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Të hetohet ngjarja

Ndaje në Whatsapp
Besnik Koçiu ndërroi jetë te "313"-ta, reagon

 

Komiteti Shqiptar i Helsinkit kritikon sistemin e Burgjeve lidhur me mënyrën e trajtimit të një të paraburgosuri që ndërroi jetë në paraburgim. 

Bëhet fjalë për rastin e Besnik Koçiut që ndërroi jetë në paraburgimin 313 në Tiranë, të cilin e trajtoi më herët me shqetësim "VNA" nisur nga letra publike e familjarëve që kërkonin drejtësi.

Njoftimi

Mbi humbjen e jetës së shtetasit B.K në ambientet e IEVP “Jordan Misja”.

Sipas njoftimeve të publikuara në media më datë 26.07.2025, familjarët e shtetasit B.K përmes një letre të hapur bënin apel për hetimin e humbjes së jetës së tij në ambientet e

paraburgimit “Jordan Misja”. Nisur nga ky njoftim, KShH në datën 29.07.2025 zhvilloi

një monitorim në ambientet e IEVP “Jordan Misja”, me qëllim verifikimin e çështjeve

të ngritura nga familjarët e të ndjerit. 

Shtetasi B.K, ishte akomoduar në IEVP “Jordan Misja” më datë 16.07.2025 dhe që në momentin e pranimit në institucion kishte referuar se trajtohej për disa diagnoza

komplekse si: Diabet Mellitus tip. 2, nën insulin, HTA st. IIII, Dislipidemi. Gjithashtu referonte se para 6 muajsh kishte kaluar AVC

ischemic akut.

Rezulton se, gjatë ditëve të para të akomodimit të tij (sipas shënimit të Kartelës Mjekësore, të

datës 18.07.2025), shtetasi B.K kishte paraqitur ankesa për dhimbje koke, dobësi

trupore dhe djegie. Nga kqyrja e dokumentacionit u konstatua se ankesa të tilla

ishin të vazhdueshme. Për këtë arsye, më datë 21.07.2025, shtetasi B.K ishte

transferuar nga Godina A ku kishte qëndruar deri në atë moment, drejt Godinës B të institucionit, për shkak të kushteve më të mira të akomodimit që ofron. 

I paraburgosuri ishte vendosur fillimisht në dhomën nr. 2, bashkë me 3 shtetas të tjerë, por për shkak të gjendjes jo të mirë dhe shqetësimeve që paraqiste, ishte transferuar sërish, kësaj here drejt dhomës nr. 6, ku kishte qëndruar i vetëm. Gjendja e tij jo e

mirë shëndetësore, rezulton të ketë qënë e dukshme edhe për punonjësit e

policisë në sektor, pasi për datën 22.07.2025, në Librin e Lënies së Detyrave, nga Specialisti i Policisë G.R, ishte lënë shënimi: Të mbahet nën vëzhgim vazhdimisht i paraburgosuri i dhomës nr. 6, kati -1, sektori 2, B.K e të

informohet specialisti i informacionit për çdo shqetësim. Megjithatë, nga

verifikimet e KShH-së nuk u konstatua të ishin mbajtur praktika të dokumentuara

për hapat e ndjekur për mbajtjen e shtetasit B.K nën vëzhgim. Kjo mund të dalë

vetëm nga një verifikim i kujdesshëm i kamerave të sigurisë të vendosura në

korridorin ku ndodhej dhoma ku i paraburgosuri ishte akomoduar. 

Mbrëmjen e datës 23.07.2025, në Librin e aktivitetit 24 orësh ishin mbajtur shënime se në orën 20:45, i paraburgosuri B.K ishte pa qejf. Në orën 21:00 dhe 22:05 kishte shkuar

në dhomën e tij ndihmës mjekja e cila i kishte matur tensionin. Rezulton që prej këtij momenti, për afro 9 orë deri mëngjesin e nesërm kur është gjetur pa ndjenja nuk ka asnjë praktikë që të dokumentojë njoftimin e mëtejshëm të

gjendjes së tij shëndetësore nga ana e stafit policor apo atij shëndetësor. 

Punonjësit e turnit të parë, në orën 7:00 të datës 24.07.2025 kishin konstatuar se shtetasi

B.K i akomoduar në dhomën nr. 6 nuk reagonte kur i flisnin. Ishte lajmëruar

menjëherë përgjegjësi si dhe ndihmës mjekja, e cila kishte hyrë në dhomë në orën

07:03. Në orën 07:05 ishte kryer shoqërimi i tij drejt urgjencës së QSUT-së, ku

prej mjekut të urgjencës ishte konkluduar se i paraburgosuri B.K kishte bërë

Exitus letatis (vdekje) me diagnozën: Suspect Arrest Kardiak.

Nga monitorimi i mësipërm, rezulton se shtetasi ka qëndruar i akomoduar në IEVP “Jordan Misja” për rreth 8 ditë, por pavarësisht kërkesave të tij të përsëritura për tu dërguar në spital,

një gjë e tillë nuk ishte realizuar për shkak se sipas konstatimeve të personelit mjekësor parametrat e tij ishin normalë dhe ishte rekomanduar kryerja e ekzaminimeve laboratorike të tij në vijim. Mgjth, KShH ngre pikëpyetje për faktin që diagnozat komplekse të këtij shtetasi si dhe vuajtjet e tij të

vazhdueshme të komfirmuara edhe nga të paraburgosurit që ndanë dhomën me të, kërkonin një reagim të shpejtë për ekzaminim dhe trajtim të specializuar të tij menjëherë

pas pranimit të tij në IEVP. 

KShH vëren se ekzaminimi dhe mbikëqyrja e vazhdueshme e gjëndjes shëndetësore të shtetasve që akomodohen në ambientet e institucioneve të privimit të lirisë, është detyrim që buron edhe nga nenet 15 dhe 20 të Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve, pikërisht me qëllim parandalimin e rasteve të humbjes së jetës apo vetëvrasjeve. Shërbimi

i kujdesit shëndetësor duhet të sigurohet 24 orë dhe në rast sëmundjesh, të

cilat nuk mund të diagnostikohen apo kurohen në këto institucione, shtetasve të

burgosur u njihet e drejta e transferimit pranë Qendrës Spitalore të Burgjeve

apo Qendrës Spitalore Universitare Tiranë. Referuar parashikimeve të nenit 41 të

ligjit nr. 81/2020, personeli mjekësor i IEVP-ve ka detyrën të evidentojë dhe

njoftojë menjëherë për sëmundjet që kërkojnë trajtim të specializuar. 

Në këtë drejtim vlen të përmendim edhe standartet e elaboruara nga jurisprudenca e Gjykatës së Strasburgut, e cila pavarësisht se vëren se “përshtatshmëria" e ndihmës

mjekësore mbetet elementi më i vështirë për t'u përcaktuar në sistemin e

burgjeve, ajo udhëhiqet nga testi i kujdesit të duhur, duke patur në konsideratë

mjetet që shteti ka ndjekur dhe jo rezultatin. Sipas nenit 3 të Konventë

(KEDNJ), vlerësohet nëse autoritetet përkatëse vendase kanë marrë në kohën e

duhur të gjitha masat mjekësore të arsyeshme të mundshme në një "përpjekje

të ndërgjegjshme për të penguar zhvillimin e sëmundjes në fjalë (Goginashvili

kundër Gjeorgjisë, 2011, § 71). Vetë fakti që një i paraburgosur vizitohet

nga një mjek dhe i përshkruhet një formë e caktuar trajtimi nuk mund të çojë

automatikisht në përfundimin se ndihma mjekësore ishte e mjaftueshme (Hummatov

kundër Azerbajxhanit, 2007, § 116). Autoritetet duhet gjithashtu të

sigurojnë që kur është e nevojshme nga natyra e një gjendjeje mjekësore,

mbikëqyrja të jetë e rregullt dhe sistematike dhe të përfshijë një strategji

gjithëpërfshirëse terapeutike që synon trajtimin adekuat të problemeve

shëndetësore të të paraburgosurit ose parandalimin e përkeqësimit të tyre, në

vend që t'i adresojë ato në bazë simptomatike (Amirov kundër Rusisë, 2014, §

93).

KShH bën thirrje për verifikime të mëtejshme, objektive dhe të gjithëanshme nga Ministria e

Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve lidhur me ngjarjen, për

identifikimin e përgjegjësive sipas rastit dhe parandalimin e rasteve të tjera

të ngjashme në të ardhmen. 

Në përfundim, KShH vëren me shqetësim të thellë se politika penale e ndjekur në vijimësi nga sistemi ynë i drejtësisë përkundrejt përdorimit të tepruar të masës së sigurisë

“arrest në burg” vijon të jetë problematike. Nuk është hera e parë që shtetas me probleme të rënda shëndetësore dhe që nuk paraqesin rrezikshmëri të theksuar shoqërore apo të veprës penale për të cilën hetohen, humbasin jetën në sistemin e paraburgimit. Kjo politikë është jo në përputhje me standardet ndërkombëtare të cilat inkurajojnë me forcë mos përdorimin e masave shtrënguese të kufizimit

të lirisë gjatë hetimeve, veçanërisht kjo duke pasur parasysh në rastin konkret

historikun mjekësor të shtetasit B.K. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Video

Denoncimi i studiuesit Auron Tare, në rrjetin e tij social Facebook, mbi hyrjen e mbuluar me plehra në Parkun Kombëtar të Butrintit. Statusi "Kjo është hyrja e Parkut Kombëtar të Butrintit më 8 Shtator 2025. Pamjet flasin vetë. Qyteza e Ksamilit hedh plehrat përditë në hyrje të Parkut ndërkohë administrata “Amerikane” e Parkut ngre supet. Nuk do ta publikoja këtë pamje të turpshme për një nga vëndet më të rëndësishme të Trashëgimisë sonë kulturore në se nuk do ti shikoja kazanët e plehrave edhe sot të pa lëvizur mbushur me mbeturina. E para është turp për autoritetet tona që lejojnë të tilla pamje në hyrje të Parkut të Butrintit. E dyta imagjinoni se çfarë cfarë shikojnë vizitorët që hynë në Park çdo ditë".

? Fund i një epoke në Bavari! Dy kullat gjigante ftohëse të termocentralit bërthamor në Gundremmingen, në jug të Gjermanisë, u rrëzuan sot me një shpërthim të kontrolluar – një moment simbolik që shënon përfundimin e prodhimit të energjisë bërthamore në këtë zonë. ⚡?? Të ndërtuara me rreth 56 mijë tonë beton, kullat u hodhën në erë përmes tre shpërthimeve të planifikuara, ndërsa mijëra qytetarë ndoqën nga larg këtë ngjarje historike, plot emocione mes nostalgjisë dhe shpresës për të ardhmen. ?? Termocentrali i Gundremmingen ka qenë për dekada shtyllë e rëndësishme e ekonomisë lokale, duke siguruar vende pune dhe stabilitet ekonomik për rajonin. Pas mbylljes në dhjetor 2021, procesi i çmontimit të plotë do të vazhdojë deri në vitin 2040, si pjesë e tranzicionit të Gjermanisë drejt energjinë së pastër dhe të rinovueshme. ☀️?️

Kur mblidhej Byroja

Prokuroria e Parisit ka nisur hetime pas publikimit të një videoje ku tre të burgosur kërcënonin ish-presidentin Nicolas Sarkozy. Autoritetet kanë sekuestruar dy telefona celularë që dyshohet se janë përdorur për xhirimin e videos. Ngjarja ka shkaktuar shqetësim për sigurinë e Sarkozy-t, i cili tashmë është nën hetim nga policia franceze. Rasti po trajtohet si kërcënim serioz ndaj jetës së tij.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme