Sociale 7 August 2025, 10:49 Nga VNA

Zjarr masiv në Poliçan/ Një i proceduar, dyshohet se ka ndezur zjarr

Ndaje në Whatsapp
Zjarr masiv në Poliçan/ Një i proceduar, dyshohet se ka ndezur

Një zjarr masiv ka përfshirë një sipërfaqe pyjore pranë Kombinatit Mekanik në Poliçan, duke shkaktuar alarm tek banorët dhe vështirësi në ndërhyrje për forcat zjarrfikëse. Zjarri, i cili vijon të jetë aktiv edhe këtë të enjte, ka nisur që prej mëngjesit dhe po shtrihet në një zonë të mbuluar me shkurre, në një terren të vështirë.

Sipas Policisë së Beratit, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Poliçan kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. S., 63 vjeç, banues në Poliçan dhe me probleme të shëndetit mendor. Ai dyshohet se ka ndezur zjarr në territorin e Kombinatit Mekanik, që më pas është përhapur në pyll.

 

“Është katastrofë, një gabim i rëndë për të ardhmen e fëmijëve tanë,” – u shpreh një banor i zonës, i shqetësuar për pasojat që mund të sjellë zjarri në mjedis dhe shëndetin publik.

Ndërhyrja e shpejtë është penguar nga terreni i thyer dhe mungesa e mjeteve të duhura. Hidrantët e uzinës nuk funksiononin, gjë që ka detyruar mjetet zjarrfikëse të furnizohen me ujë nga qyteti. Pavarësisht përpjekjeve të forcave zjarrfikëse dhe ushtrisë, zjarri në pyllin me shkurre mbetet ende aktiv, ndërsa zona pranë uzinës është vënë nën kontroll.

Video

Demokratët protestojnë para Kryeministrisë.

Protesta tek Ministria e Arsimit, të rinjtë bëjnë pompa para policëve.

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme