Sociale 30 October 2025, 10:27 Nga VNA

Minatorët e Spaçit protestë para Kuvendit: “Duam të drejtat tona” dhe njohjen e sindikatës

Ndaje në Whatsapp
Minatorët e Spaçit protestë para Kuvendit: “Duam të
Protesta para Kuvendit

Punonjësit e minierës së bakrit në Spaç kanë përshkallëzuar protestën këtë të enjte, duke u grumbulluar përpara Kuvendit të Shqipërisë.

Minatorët kërkojnë njohjen zyrtare të sindikatës që kanë krijuar dhe nënshkrimin e një kontrate kolektive, e cila, sipas tyre, do të siguronte paga më të drejta dhe kushte të sigurta pune.

Me pankarta në duar dhe thirrje “Duam të drejtat tona”, protestuesit kërkuan kushte më të mira pune dhe pensione dinjitoze për kontributin e viteve të tyre në minierë.

Ata paralajmëruan se do të vijojnë protestat deri në momentin që kërkesat e tyre të shqyrtohen dhe të nisin negociatat zyrtare për kontratën kolektive.

Nga ana tjetër, kompania që administron minierën ka deklaruar se do të respektojë procedurat ligjore për njohjen e sindikatës, përpara se të nisë çdo proces negociimi.

 

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme