Sociale 18 October 2025, 10:43 Nga VNA

Minatorët e Spaçit vijojnë protestën prej 13 ditësh, ende pa asnjë reagim nga kompania

Ndaje në Whatsapp
Minatorët e Spaçit vijojnë protestën prej 13 ditësh,

Protesta e minatorëve të minierës së Spaçit ka hyrë në ditën e saj të 13-të dhe ka vijuar edhe mëngjesin e sotëm që prej orës 06:00. Pavarësisht kushteve të vështira atmosferike dhe reshjeve të shiut, punëtorët janë të vendosur të mos tërhiqen.

Minatorët shprehen se deri më tani asnjë përfaqësues i kompanisë nuk është paraqitur për t’u takuar me ta apo për të dhënë një përgjigje lidhur me kërkesat e tyre.

“Do të qëndrojmë këtu derisa të marrim një përgjigje konkrete,” deklarojnë protestuesit, të cilët kërkojnë përmirësim të kushteve të punës dhe respektim të të drejtave të tyre ekonomike e sociale.

Ndërkohë, situata mbetet e tensionuar, ndërsa minatorët i bëjnë apel institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë për zgjidhjen e ngërçit.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme