Sociale 31 October 2025, 13:52 Nga VNA

“Jo më viktima në rrugë”, qindra qytetarë të Vlorës ngrihen në marshim pas tragjedisë së Leandro Shametajt

Ndaje në Whatsapp
“Jo më viktima në rrugë”, qindra qytetarë
Protesta Vlorë

Ashtu siç ishte paralajmëruar në rrjetet sociale, qindra qytetarë të Vlorës kanë zbritur sot në rrugë për të nderuar kujtimin e Leandro Shametajt, 17-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht tre ditë më parë në një aksident rrugor.

Mes pjesëmarrësve ishin nxënës të gjimnazit “Ali Demi”, ku mësonte Leandro, si dhe qytetarë të shumtë që marshuan në heshtje për të kërkuar më shumë përgjegjshmëri dhe siguri në rrugët e qytetit.

Pjesëmarrësit ecën nga Xhamia e Plumbit në qendër të Vlorës deri pranë vendit ku ndodhi tragjedia, duke simbolizuar thirrjen e tyre për “jetë, jo humbje në rrugë”.

 

 

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme