Kronika 30 October 2025, 15:06 Nga VNA

Arrest në burg për shoferin përplasi për vdekje 17-vjeçarin në Vlorë, familjarët: Të ashpërsohet ligji

Ndaje në Whatsapp
Arrest në burg për shoferin përplasi për vdekje
Leandro Shametaj dhe Hajri Bajramaj

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Hajri Bajramajn, 32 vjeç, i cili shkaktoi aksidentin tragjik ku humbi jetën adoleshenti Leandro Shametaj, vetëm 17 vjeç.

Trupa gjykuese pranoi kërkesën e Prokurorisë së Vlorës, që e akuzon Bajramajn për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtim të automjetit në gjendje të dehur. Gjatë seancës, i akuzuari u shfaq i penduar dhe kërkoi falje për ngjarjen.

Ndërkohë, jashtë gjykatës, familjarët e viktimës kërkuan drejtësi dhe dënim më të ashpër për autorin. Daja i Leandros tha se ngjarja nuk mund të konsiderohet thjesht aksident, por vrasje me dashje.

“Ne kërkojmë që të ashpërsohet ligji. Të ecësh me 200 km/h në bulevard, i dehur e pa përgjegjësi, kjo është vrasje e qëllimshme” u shpreh ai.

 

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme