Kronika 28 October 2025, 09:11 Nga VNA

“Në morg prej 8 orësh”/ flet gjyshi i 17-vjeçarit që u përplas për vdekje në Vlorë: “Makina ecte me 200 km/orë”

Ndaje në Whatsapp
“Në morg prej 8 orësh”/ flet gjyshi i 17-vjeçarit

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 01:30 të natës në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, ku humbi jetën 17-vjeçari Leandro Shametaj. I riu, që punonte si kamarier, po kthehej nga puna kur u përplas për vdekje nga një automjet tip Porsche, që dyshohet se lëvizte me shpejtësi marramendëse, rreth 200 km në orë.

Sipas burimeve paraprake, drejtuesi i mjetit dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur, ndërsa pas ngjarjes është shoqëruar në komisariat për verifikime të mëtejshme.

Familjarët e 17-vjeçarit janë tronditur nga ngjarja tragjike. Gjyshi i të ndjerit ka folur për mediat, duke treguar se nipi i tij ishte kthyer nga puna dhe se ende nuk janë kryer procedurat ligjore në morg.

“Më është aksidentuar djali i vajzës, jam gjyshi. Mbrëmë në 12 të natës është aksidentuar. Kemi ardhur në morgun e Vlorës, prej 8 orësh. Nuk vjen mjeku ligjor të bëjë punën. Shteti po na kthen shpinën. Nuk vjen as prokuroi dhe as mjeku ligjor. 30 policë këtu dhe nuk merr njeri masa. Një makinë na ka vrarë djalin, në bulevardin kryesor, ka ikur me 200 km/orë. Asnjë patrullë policie nuk i ka dalë përpara. Nuk më japin djalin ta shoh, nipi nuk është kriminel”, – u shpreh ai 

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme