Sociale 6 August 2025, 14:07 Nga VNA

Bie sistemi i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, qytetarë e institucione pa shërbim

Ndaje në Whatsapp
Bie sistemi i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës,

 

 

Një defekt teknik i papritur ka shkaktuar ndërprerjen e plotë të sistemit informatik të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në të gjithë vendin. Si pasojë, qytetarët dhe institucionet publike e private nuk po mund të përfitojnë asnjë shërbim të lidhur me regjistrimin apo verifikimin e pronave.

Burime nga brenda institucionit bëjnë me dije se problemi është teknik dhe po punohet për rikthimin e funksionit të sistemit sa më parë. Deri në këtë moment nuk ka një afat zyrtar se kur do të rikthehen shërbimet online dhe ato në sportele.

Ndërkohë, shumë qytetarë që kishin prenotuar takime pranë zyrave të kadastrës janë kthyer mbrapsht, ndërsa procedurat ligjore dhe administrative që varen nga dokumentet kadastrale janë pezulluar përkohësisht.

Ky incident ka ngjallur shqetësim edhe në radhët e noterëve, bankave dhe institucioneve të tjera që varen nga të dhënat e kadastrës për proceset e tyre të përditshme.

Agjencia nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar për shkakun e defektit apo për kohën e pritshme të rikthimit në funksion të sistemit.

 

 

 

 

Video

Demokratët protestojnë para Kryeministrisë.

Protesta tek Ministria e Arsimit, të rinjtë bëjnë pompa para policëve.

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme