Sociale 6 August 2025, 09:53 Nga VNA

Ambasada shqiptare në Londër jep leksione gazetarie, ndërsa Hasi mbetet në gomone

Ndaje në Whatsapp
Ambasada shqiptare në Londër jep leksione gazetarie, ndërsa Hasi

Pas publikimit të dy artikujve të gazetës Daily Mail, një në vitin 2022 dhe një tjetër katër ditë më parë, të cilët përshkruajnë realitetin e trishtë të Hasit dhe rrugët e emigrimit të shqiptarëve drejt Britanisë, Ambasada e Shqipërisë në Londër ka zgjedhur të reagojë – jo për gjendjen sociale, as për mungesën e vizave, as për trafikimin, por… për stilin e shkrimit të gazetës. 

Në një reagim ku ironia është më e theksuar se analiza, ambasada kritikon Daily Mail-in për “pseudo-gazetari dembele”, për riciklim të të njëjtit reportazh dhe për përdorim emocionesh banale. Gazetarja Sue Reid akuzohet për fiksim me Hasin dhe për përdorimin e klisheve mbi shqiptarët si emigrantë dhe të lidhur me krimin. E vetmja gjë që mungon në reagimin e ambasadës është… një fjalë për Hasin vetë.

Në vend që t’i drejtohet institucioneve britanike për nevojën e rrugëve të sigurta emigrimi, apo të propozojë politika që e bëjnë Hasin më shumë se një “qytet fantazmë”, ambasada shqiptare preferon të japë leksione gazetarie nga larg – si një kritik letrar që nuk mban asnjë pérgjegjësi për politikat e shtetit shqiptar.

Ndërkohë, shqiptarët e Hasit vazhdojnë të nisen, Daily Mail vazhdon t’i fotografojë, dhe qeveria shqiptare – përfaqësuar me zell në Londër – bën çmos të mos flasë për arsyet pse ikin. 

https://www.facebook.com/share/p/16pt9TTbR3/?mibextid=wwXIfr

Video

Demokratët protestojnë para Kryeministrisë.

Protesta tek Ministria e Arsimit, të rinjtë bëjnë pompa para policëve.

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme