Rajoni 4 November 2025, 13:45 Nga VNA

Albin Kurti bën 'një hap pas', propozon Glauk Konjufcën për kryeministër të Kosovës

Ndaje në Whatsapp

Albin Kurti bën 'një hap pas', propozon Glauk Konjufcën

Lëvizja Vetëvendosje mban të martën mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm për të caktuar mandatarin për kryeministër të Kosovës.

Glauk Konjufca u propozua për mandatar për kryeministër i ri i Kosovës. Tani pritet votimi i tij në Këshillin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Albin Kurti në fjalimin e tij në Këshillin e Përgjithshëm i bën thirrje opozitës ta votojë Konjufcën.

“Ky propozim është në funksion të miratimit të buxhetit për vitin e ardhshëm”, tha Kurti.

Pas propozimit nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca duhet të mandatohet nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Pas mandatimit, LVV ka kohë 15 ditë për të thirrur seancën për votimin e qeverisë në Kuvend. Deri më tani Vetëvendosje i ka 56 vota, të sigurta, bazuar në votimin e Kurtit më 26 tetor.

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk voton, sipas deklarimit të fundit të ditës së sotme.

Qëndrim të njëjtë pritet të mbajnë edhe nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e NISMA, të paktën prej deklarimeve të fundit të krerëve të këtyre partive dhe vullnetit për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Edhe për mandatarin e dytë duhen 61 vota për tu zgjedhur kryeministër.

Tash i mbetet Lëvizjes Vetëvendosje që brenda 15 ditëve të afatit të zhvillojë takime me partitë e tjera për të siguruar votat e nevojshme nëse qëllimi kryesor është formimi i qeverisë, pasi që nga njohësit e politikës së brendshme kjo lëvizjes e VV-së është parë me qëllim shtyrjen e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për fund dhjetor, meqë mërgata është në pushimin e fundvitit.

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme