Politika 29 October 2025, 12:33 Nga VNA

Balla 'hap derën' për propozimin e Berishës, PS dhe PD drejt marrëveshjes për ndryshimet Kushtetuese

Ndaje në Whatsapp
Balla 'hap derën' për propozimin e Berishës, PS dhe PD
Taulant Balla

Marrëveshja për ndryshimet Kushtetuese mes Edi Ramës dhe Sali Berishës duket se po shkon përtej retorikës politike, duke u kthyer në një realitet që mund të ndodhë së shpejti. Këtë e ka lënë të kuptohet edhe reagimi i kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, një ditë pasi kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se është i gatshëm të ulet në tryezë për të diskutuar propozimin e Ramës për uljen e numrit të deputetëve dhe krijimin e një senati në Kuvend.

Balla, gjatë takimit të 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri–BE, u shpreh se propozimi i Berishës mund të trajtohet në Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

“Meqë këtu është edhe kryetari i grupit parlamentar të PD-së dhe PL-së, nesër të kemi gati emrat që të vijojë punë dhe të plotësojmë kushtet për reformën zgjedhore. Kryetari i PD ka komentuar rreth reformimit të Kuvendit, sa i përket numrit, madje ka pasur edhe një propozim. Le të diskutohen edhe këto në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore” tha Balla.

Tashmë duket se PS dhe PD kanë avancuar në diskutimet për bashkëpunimin e radhës në ndryshimet kushtetuese dhe janë në fazën e paraqitjes publike të këtyre ideve. Kjo përforcohet nga fakti që nismat po artikulohen drejtpërdrejt nga drejtuesit kryesorë të dy forcave më të mëdha politike në vend, dhe jo nga përfaqësues apo analistë të tyre në media.

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme