Politika 28 October 2025, 13:30 Nga VNA

Një bashkëpunim në horizont? Berisha: I gatshëm te ulem me Ramën për ndryshime në Kushtetutë

Ndaje në Whatsapp
Një bashkëpunim në horizont? Berisha: I gatshëm te ulem me

Kreu i PD, Sali Berisha, është i gatshëm që të ulet në tryezë me Ramën për të ulur numrin e deputetëve në Parlament, por me kushtin që Kuvendi të bëhet me dy dhoma.

Në konferencën e sotme për mediat, Berisha gjithashtu tha se nuk do e kishte problem për të nfryshuar dhe kushtetutën nëse Shqipëria vendos që të ketë senat në Parlament.

“Senati është i dobishëm, shumë vende e kanë ka të tjera që se kanë. Shqipëria nëse vendos të ketë senat duhet të pakësojë numrin e deputetëve. Për Bashkitë them të jenë më shumë. Ne kemi vënë një kusht që është pranuar. Kushti ynë është që në komisionin për Reformë Zgjedhore të jetë ODHIR. Për reformën territoriale të jenë ekspertët e kongresit të autoriteti rajonale, të Europës, pranë Këshillit të Europës. Kanë ekspertizën më të mirë të pushtetit vendor. Nuk ka asgjë për prekje të kushtetutës aty, por nëqoftëse është problemi për të përcaktuar senatin në kushtetutë, jam gati. S’kemi komplekse aty”, tha Berisha.

Duket se ky është një mesazh i radhës i Berishës për bashkëpunim me Ramën, të cilët nëse do bien dakord, do jetë hera e dytë që ulen për të ndryshuar Kushtetutën e vendit pas atij të vitit 2008.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme