Politika 13 November 2025, 12:46 Nga VNA

Protestuesit e Spaçit në Komision: Kompania ushtron dhunë psikologjike ndaj punëtorëve

Ndaje në Whatsapp

Protestuesit e Spaçit në Komision: Kompania ushtron dhunë

Protestuesit e Minierës së Spaçit në Mirditë u paraqitën sot në një seancë dëgjimore të organizuar nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut, ku u diskutua situata e punonjësve dhe shkeljet e mundshme nga kompania private që operon në këtë minierë. Kryetari i Konfederatës së Sindikatave, Kol Nikolli tha se kompania jo vetëm nuk pranon sindikatën, por po hakmerret ndaj punonjësve me dhunë psikologjike dhe orë pune të zgjatura në mënyrë të padrejtë.            

“Koncensionari filloi një fushatë të shfrenuar dhune psikologjike, duke i kërcënuar, duke i thirr veç e veç në zyrë. Ndodhi një incident në datën 5, dhe ai largoi një nga aktivistët kryesor të sindikatës me pretekste banale, pasi kishte punuar rreth 16 orë. Sepse ai ka një sistem pune 7 orësh, sikur të ishte akademia e Shkencave jo miniera e Spaçit. Me sistemin 3 turnsh nuk mund të punohet 7 orë. Por i përdor 7 orë për t’i nxjerr dhe të shtunën në punë dhe i mban 14 orë, 16 orë”, tha Kol Nikolli, kryetar i Konfederatës së Sindikatave.

Seanca u zhvillua për të shqyrtuar pretendimet e punonjësve dhe për të evidentuar çdo shkelje të mundshme të të drejtave të tyre nga kompania koncesionare.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme