Politika 19 November 2025, 16:21 Nga VNA

PS dhe PD edhe njëherë bashkë për Veliajn. Njëherë për ta shkarkuar, këtë herë për ta rikthyer në zyrë

Ndaje në Whatsapp

PS dhe PD edhe njëherë bashkë për Veliajn. Njëherë

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike duket se po gjejnë sërish gjuhën e përbashkët, këtë herë në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Një ditë pasi VNA raportoi dhe publikoi kërkesën e këshilltarëve socialist për SPAK, që t’i jepte leje Erion Veliajt të merrte pjesë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak, edhe këshilltarët e PD janë në të njëjtin mendim.

Këshilltari i PD, Dorian Teliti, tha për Top Channel se opozita dëshiron të ketë Veliajn në sallë për t’ia thënë në sy çdo akuzë.

“Të majtët vetë e larguan dhe vetë po e sjellin për disa orë liri. Opozita nuk është kundër, përkundrazi, e duam në sallë t’ia themi në sy. Ata e nxorën nga dera, ndërsa po e fusin nga dritarja.”

Megjithatë, ndryshe nga deklaratat e Telitit, “turpin me bukë” po e ndajnë të dyja palët në Këshillin Bashkiak. Ashtu siç votuan më parë për largimin e tij nga drejtimi i bashkisë, këshilltarët socialistë dhe ata demokratë janë sërish të njëjtën linjë për rikthimin e Veliajt.

Tashmë, vendimi i fundit i takon SPAK dhe Drejtorisë së Burgjeve, që do të vendosin nëse Veliaj do të lejohet të marrë pjesë fizikisht në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme