Politika 18 November 2025, 21:55 Nga VNA

Nga shkarkimi i paligjshëm te letër-lutja e Këshillit Bashkiak në SPAK për ta nxjerrë Erion Veliajn nga burgu: Tirana dhe pazari i radhës i Edi Ramës

Ndaje në Whatsapp

Ata që e shkarkuan në mënyrë të paligjshme me urdhër të Edi Ramës, sot e hëngrën turpin me bukë dhe i dërguan kërkesë Prokurorisë së Posaçme që t’ua nxjerrë Erion Velinë nga burgu, sepse e duan për mbledhjet e Këshillit Bashkiak. Të njëjtët që bashkuan votat me këshilltarët e PD-së për ta shkarkuar “Lali Erin” nga kryebashkiak, ata që i kthyen krahët dhe e braktisën duke i shtruar tapetin e kuq Ogertës ende pa dorëzuar mandatin e deputetes, po sot i kanë dërguar një letër vetë Erion Velisë se e kanë të pamundur të miratojnë buxhetin pa prezencën e tij.

A thua se vërtet Erion Veliaj ka qenë me laps e letër gjithë këto vite duke llogaritur buxhetet e duke u marrë me punët e Tiranës. Jo, jo. Të gjithë e dimë që ky është një pazar i radhës brenda familjes plaçkëprishëse socialiste.

Meqë vendimi i Gjykatës Kushtetuese ia prishi planet Edi Ramës për të zhvilluar zgjedhje në Tiranë, tashmë Tirana i duhet edhe për pak kohë me Erion Velinë nëpër këmbë. Pasi kryeministri i kërkoi Gjykatës Kushtetuese t’ia rikthejë në zyrë Erion Velinë dhe kjo kërkesë ra në vesh të shurdhër, sot ai ka vënë zarat e Këshillit Bashkiak t’ia kërkojnë SPAK-ut që Veliaj të jetë me kohë të plotë nën urdhrat e tij në Tiranë. Kjo edhe për të minimizuar krizat e njëpasnjëshme të qeverisë.

Vetëm se, tek-tuk nëpër bashki duhet të ketë ndonjë jurist t’ua shpjegojë këshilltarëve bashkiakë se vendimin për lirinë e kryebashkiakut e merr Gjykata e Posaçme. Dhe përpos të gjithave, Erion Veliaj mund ta ushtrojë funksionin edhe nga Durrësi, ku ndodhet prej disa muajsh.

Sa për këta këshilltarët bashkiakë që një herë e shkarkojnë në mënyrë të jashtëligjshme bashkë me PD-në e një herë tjetër e përkëdhelin me urdhër të Ramës — kjo është fotografia më e qartë e degradimit institucional në Tiranë: një këshill bashkiak që nuk funksionon sipas ligjit, por sipas pulsit të ditës të kryeministrit. Shkarkojnë, emërojnë, kërkojnë, tërheqin mbrapsht, si pjesë të një teatri ku qytetarët e Tiranës janë thjesht spektatorë pa të drejtë vote.

Në fund të fundit, mbetet e njëjta pyetje: a ka ndonjë institucion në këtë vend që funksionon sipas ligjit dhe jo sipas urdhrit? Sepse kjo lëvizje e sotme, nga ata që deri dje e konsideronin Veliajn “të përfunduar”, nuk ka asnjë lidhje me buxhetin, me interesin qytetar apo me administrimin e bashkisë.

Ka lidhje vetëm me interesat brenda një klubi të mbyllur politik, ku lojtarët ndryshojnë pozicionet sipas asaj që u thotë trajneri. Dhe Tirana, një qytet me gati një milion banorë, vazhdon të mbahet peng i pazareve që nuk kanë lidhje me të.

 

Nga shkarkimi i paligjshëm te letër-lutja e Këshillit Bashkiak

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme