Politika 14 November 2025, 16:02 Nga VNA

Noka nuk mohon fletëthirrjen e SPAK për Berishën: Në PD erdhi, por nuk e hapnim dot sepse nuk kishte emër të përveçëm

Ndaje në Whatsapp
Noka nuk mohon fletëthirrjen e SPAK për Berishën: Në PD
Flamur Noka

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka dhënë një tjetër verison për fletëthirrjen e SPAK që ka mbërritur në PD, që Berisha të dëshmojë për “21 Janarin”. Në një intervistë për News24, Noka tha se zarfi i ardhur ishte adresuar vetëm “për Partinë Demokratike”, ndaj shtoi ai, nuk mund të hapej nga askush.

“Kur ma sjellin mua njoftimin pse ma sjellin me emrin Flamur Noka. Në selinë e PD s’ka ardhur asnjë shkresë me emrin Sali Berisha. Ka ardhur një zarf që thotë për Partinë Demokratike. Kur të vijë letra për Flamur Nokën nuk ka të drejtë ta hapë askush tjetër, por Flamur Noka. Ftohet partia në SKAP? Dini gjë ju? Nuk ka ardhur asnjë kërkesë, asnjë njoftim. Kam qenë disa herë para SKAP-it të partisë. Ka ardhur fletëthirrja me emrin tim. Për emrin e Sali Berishës nuk ka ardhur. Z.Berisha ka deklaruar se sapo të njoftohet do të shkojë”, tha Noka.

Versioni Sekretarit të Përgjithshëm të PD përveçse është në kufijtë e qesharakes, përgënjeshtron edhe deklaratën e shefit të tij, i cili në deklaratën për mediat tha se fletëthirrja nuk i ka ardhur në asnjë adresë.

Noka gjithashtu tha se përgjegjësi për 21 janarin është kryeministri Edi Rama, ndërsa shtoi se nuk ka patur asnjë urdhër për Gardën e Republikës që të qëllohet drejt protestuesve.

 

Lexo gjithashtu

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme