Politika 14 November 2025, 13:21 Nga VNA

Nuk u paraqit në SPAK për "21 Janarin"/ Berisha i qëndron versionit të tij: “Altin Troplini nuk më ka sjell fletëthirrjen”

Ndaje në Whatsapp
Nuk u paraqit në SPAK për "21 Janarin"/ Berisha i

Kryetari i PD, Sali Berisha, në deklaratën e sotme për mediat i ka qëndruar verisonit të tij se pse nuk është paraqitur sot në SPAK për të dëshmuar për 21 Janarin.

Berisha tha se SPAK nuk ia ka dërguar fletëthirrjen zyrtarisht.

“Ai dokument mund të vinte 5 herë në zyrën time, në shtëpinë time me postë. Nuk ka ardhur asnjëherë”, tha Berisha.

Kryedemokrati gjithashtu e quajti mashtrim edhe reagimin e Kuvendit, i cili u shpreh se fletëthirrja ka mbërritur dhe në zyrat e këtij institucioni, por nuk ishte tërhequr nga Berisha.

"Po kanë bërë këtë, janë mashtrues ordiner. Nëse këta thonë që ja dërguam dhe nuk e pranoi janë mashtrues dhe të pafytyrë. Unë kam tek pallati njerëz që marrin postën, le të nxjerrin firmën. Unë kam njerëz në seli. Atëherë pse del që paskan marrë vetëm Parlamentin e Taulantit", tha Berisha.

Por ndryshe nga çfarë pretendon kreu i PD, fletëthirrja i ka mbërritur në tre adresa të tij, në shtëpi, në selinë e PD dhe në Kuvend. Madje ditën e sotme edhe Kuvendi u shpreh se fletëthirrjen e SPAK, grupi parlamentar i PD nuk e ka tërhequr.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme