Politika 31 October 2025, 11:09 Nga VNA

Një vit pas marrëveshjes Itali-Shqipëri/ Vetëm 25 emigrantë në qendrën e Gjadrit, Meloni kishte premtuar 30 mijë

Ndaje në Whatsapp
Një vit pas marrëveshjes Itali-Shqipëri/ Vetëm 25
Qendra e Gjadrit dhe Giorgia Meloni

Një vit pas marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë për ngritjen e qendrave të pritjes së migrantëve, bilanci është shumë më i ulët se parashikimet. Sipas raportit të fundit të Tavolinës për Migracionin dhe Azilin (TAI) dhe pas një inspektimi të deputetëve të opozitës italiane, në qendrën e Gjaderit ndodhen vetëm 25 migrantë – një shifër shumë larg objektivit prej 35 mijë personash në vit, që ishte shpallur nga qeveria italiane kur u firmos protokolli mes Giorgia Melonit dhe Edi Ramës.

Deputetët italianë Rachele Scarpa, Matteo Orfini (PD) dhe Riccardo Magi (+Europa), të cilët vizituan së fundmi qendrën, e cilësuan projektin si “një dështim të plotë”. “Qendra që duhej të strehonte mbi 30 mijë migrantë në vit, kishte vetëm 25. Ata janë dërguar nga qendrat italiane pa asnjë kriter dhe disa ditë më vonë kthehen sërish në Itali”, tha Orfini, duke shtuar se madje qendrat e brendshme italiane nuk janë as të mbushura.

Që në fillim, marrëveshja Itali–Shqipëri u konsiderua e brishtë dhe është vënë në pikëpyetje nga disa vendime gjyqësore që kanë pezulluar transferimet drejt Gjaderit dhe Shëngjinit. Tentativa për t’i shndërruar këto qendra në struktura të ngjashme me “Cpr-të” (qendrat e qëndrimit të përkohshëm për deportim) nuk ka dhënë rezultatet e pritura. Në vend të kësaj, janë raportuar struktura bosh, staf i papunë dhe miliona euro të shpenzuara kot.

Orfini ironizoi: “A bëhen procedurat e riatdhesimit më shpejt në Shqipëri? Sigurisht që jo. Përkundrazi, procesi zgjatet, sepse migrantët duhen rikthyer sërish në Itali. Pra, çfarë kuptimi ka kjo? Asnjë.” Ai e quajti projektin “një monument të shtrenjtë dështimi”, ndërsa theksoi se Meloni “nuk mund ta pranojë kolapsin e propagandës së saj, ndaj vazhdon ta mbrojë marrëveshjen me çdo kusht”.

Deputetët opozitarë ngritën shqetësim edhe për kushtet e rënda të migrantëve, mes të cilëve janë shënuar raste të vetëlëndimeve. “Që nga prilli janë regjistruar 95 episode kritike, përfshirë persona që qepin gojën apo gëlltitin tehe rroje,” tha Scarpa.

Sipas raportit të organizatës ActionAid dhe Universitetit të Barit, çdo vend në qendrën e Gjaderit ka kushtuar mbi 150 mijë euro, ndërsa kostoja totale e projektit për pesë vjet llogaritet deri në 1 miliard euro. “Ndërkohë që qeveria thotë se nuk ka para për nevoja të tjera, për 200 migrantë po shpenzohen rreth 650 mijë euro për person,” shtoi Orfini.

Deputeti Magi e përmblodhi shkurt: “Kjo është një strukturë faraonike, një simbol i propagandës dhe shpërdorimit të parave publike. Nëse do të ishim seriozë, ajo duhej mbyllur dje. Sepse, siç do të thoshte vetë Meloni, ‘nuk ka fun-sio-na-tu’.”/Përkthyer nga Fanpage.it/

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme