Politika 28 October 2025, 16:17 Nga VNA

Lapaj i shqetësuar për deklaratat e Berishës: Jemi për sistem proporcional kombëtar me lista të hapura

Ndaje në Whatsapp

Lapaj i shqetësuar për deklaratat e Berishës: Jemi për

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, është shqetësuar për deklaratat e Berishës, i cili tha sot se është i gatshëm të ulet me Ramën për ndryshimet kushtetuese. Lapaj shprehet se ndryshimet e vitit 2008 i sollën shumë probleme Shqipërisë dhe, sipas tij, ky skenar pritet të përsëritet.

Megjithatë, ai i ka bërë të qarta qëndrimet e forcës politike që drejton, duke theksuar se është për sistem kombëtar me lista të hapura dhe për rikthimin e koalicioneve zgjedhore.

“Hera e fundit kur Sali Berisha u dakordësua me Edi Ramën për ndryshime kushtetuese ka qenë në vitin 2008. Ndryshimet kushtetuese të atij viti i shkaktuan Shqipërisë për kaq shumë vite kaq shumë probleme. Ky peshqesh rrezikon të na përsëritet. Sot, teksa morëm këtë lajm, këtu në fshatin Klos, ku po bëjmë takime me qytetarët, ne paraqesim qëndrimin tonë si lëvizje. Lëvizja “Shqipëria Bëhet” qëndron për një zonë zgjedhore proporcional kombëtar me lista të hapura. Së dyti, rikthimin e koalicioneve parazgjedhore. Këto të dyja do të realizonin demokratizimin e Shqipërisë dhe hapjen e garës”, tha ai.

Mbetet për t’u parë sa do të merren parasysh propozimet e Lapajt dhe si do t’i imponojë ai, pasi në komisionin e reformës zgjedhore mund të marrë pjesë vetëm si spektator, pa të drejtë vote. Gjithashtu, Rama dhe Berisha e kanë treguar se kur merren vesh për ndryshime të caktuara, nuk marrin mendim as nga këshilltarët e tyre.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme