Sociale 4 July 2026, 15:15 Nga VNA

Pas 6 vitesh nga tërmeti, mes protestash dhe para zgjedhjeve, qeveria kujtohet sërish për rindërtimin që nuk po mbaron

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-07-04 at 3.14.57 PM.jpeg

Gjashtë vite pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019, qeveria vijon ende të shpërndajë fonde për Programin e Rindërtimit, ndërsa mijëra familje vazhdojnë të presin zgjidhjen përfundimtare të strehimit. Në një kohë kur protestat dhe pakënaqësitë ndaj qeverisë po shtohen, Këshilli i Ministrave ka miratuar sërish një paketë vendimesh që lidhen me rindërtimin në disa bashki të vendit.

Vendimet parashikojnë financime për rikonstruksionin dhe riforcimin e banesave në Kurbin, Lezhë dhe Krujë, si dhe transferimin e apartamenteve të reja në administrim të bashkive Durrës dhe Tiranë.

Konkretisht, qeveria ka akorduar mbi 327 milionë lekë për rikonstruksionin e banesave individuale në Kurbin dhe Lezhë, ndërsa rreth 300 milionë lekë të tjera do të përdoren për ndërhyrje në pallate të dëmtuara në Krujë dhe Kurbin.

Ndërkohë, Bashkisë Durrës i kalojnë në administrim 259 apartamente të reja të cilat duhet t’i shpërndajë për banorët e dëmtuar, një dhomë teknike dhe tre ambiente shërbimi “Kopsht”, ndërsa Bashkia Tiranë përfiton 80 apartamente të tjera në një pallat të ri.

Qeveria ka miratuar gjithashtu fonde shtesë prej 305.5 milionë lekë të reja për Fondin Shqiptar të Zhvillimit, për projekte që lidhen me rindërtimin e pallateve, infrastrukturës publike dhe ndërhyrjeve rehabilituese në zonat e prekura nga tërmeti. Një pjesë e fondeve do të përdoret edhe për projekte infrastrukturore në bashkitë Durrës, Kamzë, Kavajë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Shijak dhe Vorë.

Po ashtu, janë akorduar fonde edhe për hartimin e projekteve rehabilituese për objektet me dëmtime të rënda në Bashkinë Kurbin, të klasifikuara me shkallë dëmtueshmërie DS4.

Megjithatë, fakti që edhe në vitin 2026 vijojnë të miratohen fonde për ndërhyrje që në shumë raste ende nuk kanë nisur, tregon se procesi i rindërtimit mbetet larg mbylljes përfundimtare. Ndonëse, menjëherë pas tërmetit, kryeministri Edi Rama premtonte se brenda vitit 2020 të gjitha familjet e mbetura pa shtëpi do të ishin sistemuar në banesa të reja dhe në kushte më të mira.

Dhe ndoshta është thjesht një rastësi, por këto vendime për fonde të reja miratohen pikërisht në kohë protestash dhe disa muaj para zgjedhjeve vendore të pranverës së ardhshme.

1111.PNG 222.PNG333.PNG444.PNG  

 

 

 

55555.PNG6666.PNG777.PNG88.PNG

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme