Kronika 30 November 2025, 11:48 Nga VNA

Shpërthimi me tritol në shtëpinë e Gentian Zotos, ja çfarë fiksuan kamerat e sigurisë

Ndaje në Whatsapp

Shpërthimi me tritol në shtëpinë e Gentian Zotos, ja

Detaje të reja nga shpërthimi i tritolit në shtëpinë e Bakie Zotos nënës së Gentian Zotës alias Dautaj në Vlorë. Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se kamerat e sigurisë kanë fiksuar një makinë që afrohet dhe qëndron pak para pallatit. Pasi automjeti largohet ndodh dhe shpërthimi që për fat të mirë nuk pati të lënduar, por vetën dëme materiale.

Policia është vënë në ndjekje të automjetit, për të cilin nuk ka njoftim të jetë djegur, sic ndodh pas ngjarjeve kriminale.

Ngjarja dyshohet se ka lidhje me Gentian Zoton, i cili po vuan një dënim me 35 vite burg për atentatin ndaj Inez Hajrulla në vitin 2019. Sipas policisë shpërthimi i lëndës plasëse ka qenë më shumë një kërcënim sesa tentativë për të vrarë ndonjë person, pasi sasia ka qenë e vogël. Bakie Zoto 63 vjeç jetonte e vetme në banesë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme