Kronika 29 October 2025, 14:39 Nga VNA

Prokuroria e Lezhës informacion zyrtar për tjetërsimin e pronave në Shëngjin: U sekuestruan 4 objekte dhe 10 masa sigurie

Ndaje në Whatsapp

Prokuroria e Lezhës informacion zyrtar për tjetërsimin e pronave

Prokuroria e Lezhës informacion zyrtar për tjetërsimin e pronave në Shëngjin, ku u sekuestruan 13 pasuri të cilat dyshohet se rrjedhin nga burime kriminale.

Lezhë

Finalizohet operacioni i koduar “Harta”.
Konfiskohen 13 pasuri të paluajtshme (sipërfaqe toke), me sipërfaqe totale 83 497 m², në Ranë të Hedhun, Ishull Lezhë, Tale dhe Vain.

Konfiskimi, në zbatim të një vendimi të GjKKO-së, pasi pasuritë janë përfituar nga veprimtari kriminale.

Gjatë 1 jave, u konfiskuan në qarkun Lezhë, në zbatim të 2 vendimeve të GjKKO-së, 20 pasuri me sipërfaqe totale rreth 98 525 m², me burime kriminale.

Në zbatim të këtij vendimi të vitit 2021, të lënë në fuqi me vendim të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të vitit 2022, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, konfiskuan, në kuadër të operacionit “Harta”, 13 pasuri të paluajtshme të llojeve “Tokë në bregdet”, “Arë” dhe “Pemëtore”.

Nga hetimet është provuar se pasuritë, me sipërfaqe totale 83 497 m², që ndodhen në Ranë të Hedhun, Ishull Lezhë, Tale dhe Vain, janë përfituar nga veprimtari kriminale.

1 javë më parë, në vijim të punës për gjurmimin e aseteve me burime të kundërligjshme, u konfiskuan në zbatim të një vendimi tjetër të GjKKO-së, 7 pasuri të ndodhura në bregun e lumit Drin dhe në fshatin Ishull Shëngjin, me sipërfaqe totale 15 028 m².

 

 

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme