Kronika 14 November 2025, 15:18 Nga VNA

Hetimet për atentatin në Rinas, dyshohet se autorët përdorën disa automjete

Ndaje në Whatsapp

Hetimet për atentatin në Rinas, dyshohet se autorët

Hetimet për atentatin e rëndë të 11 nëntorit në Rinas, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos rëndë punonjësi i AMP-së, Mustafa Sheqeri, po marrin një tjetër drejtim. Policia dyshon se autorët nuk vepruan vetëm me një mjet, por përdorën të paktën dy ose më shumë automjete të organizuara në role të ndryshme.

Sipas burimeve zyrtare, autoritetet po verifikojnë intensivisht automjetet e kapura nga kamerat e sigurisë në rrethin e Rinasit, në parkingun e aeroportit, përgjatë perimetrit të atentatit, si dhe në rrugët hyrëse dhe dalëse pranë aeroportit.

Hetuesit mendojnë se grupi kriminal ka qenë i strukturuar mirë, ndërsa ekzekutorët udhëtonin me një mjet tip “Toyota”, të tjerët kryenin funksionet e vëzhguesve, informatorëve dhe koordinatorëve të lëvizjeve, duke monitoruar itinerarin e Gilmando Danit.

Në duart e grupit hetimor ndodhen qindra orë filmime nga kamerat e sigurisë, të cilat po analizohen me kujdes. Çdo automjet i dyshimtë për lëvizjet, ndalesat ose praninë e pazakontë pranë zonës së atentatit po verifikohet imtësisht.

Bëhet me dije se shqyrtimi i këtyre pamjeve pritet të ndihmojë në rindërtimin e plotë të itinerarit të autorëve dhe në identifikimin e personave që kanë pasur rol në këtë atentat mafioz.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme