Bota 19 August 2025, 08:23 Nga VNA

Maduro rrethon Venezuelën me 4.5 milionë ushtarë, pas frikës nga arrestimi nga SHBA

Ndaje në Whatsapp
Maduro rrethon Venezuelën me 4.5 milionë ushtarë, pas frikës

Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, ka vendosur 4.5 milionë anëtarë të Gardës Kombëtare në të gjithë territorin e vendit, si masë kundër një kërcënimi të ri nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lëvizja vjen pak ditë pasi Uashingtoni dyfishoi shpërblimin për kapjen e tij në 50 milionë dollarë, duke e akuzuar Maduron si drejtues të një karteli të drogës me bazë në Karakas.

Maduro deklaroi se forcat janë “të përgatitura, aktive dhe të armatosura”, dhe se ky plan i posaçëm synon të mbulojë çdo cep të vendit për të garantuar “sigurinë kombëtare”. Garda Kombëtare e Venezuelës, e themeluar nga ish-presidenti Hugo Chavez, numëron rreth 5 milionë anëtarë – përfshirë civilë dhe rezervistë – dhe i raporton drejtpërdrejt shtabit të përgjithshëm.

Në të njëjtën kohë, Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, bëri të ditur se SHBA ka vendosur forca detare dhe ajrore në rajonin e Karaibeve, si pjesë e një operacioni të gjerë kundër trafikut të drogës, i cili duket se synon indirekt edhe presionin ndaj regjimit të Maduros.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme