Politika 25 February 2025, 11:21 Nga VNA

Audio në sallën e gjyqit të Veliajt/ Rama: Problem i SPAK, mungesa respektit

Ndaje në Whatsapp
Audio në sallën e gjyqit të Veliajt/ Rama: Problem i SPAK,

Gjatë komunikimit me qytetarët në rubrikën “Sy më sy” në Facebook, Kryeministri Edi Rama komentoi zhvillimet e fundit mbi materialet e publikuara në media, ku pretendohet për një përplasje mes prokurorit të SPAK dhe Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Rama theksoi se SPAK është krijuar nga vullneti i Partisë Socialiste, por theksoi rëndësinë e respektit ndaj çdo individi që merret në pyetje. Ai nënvizoi se pavarësia e SPAK duhet të shoqërohet me profesionalizëm dhe integritet, në mënyrë që drejtësia të jetë e barabartë për të gjithë.

“Ka të bëjë me respektin për tjetrin me respektin për prezuminin e pafajësisë, me respektin për këdo qoftë që bëhet pjesë e një procesi hetimi, qoftë edhe që pyetet si një person që mund të dijë diçka sepse cilido qoftë është i barabartë me këdo qoftë aty te stacioni i trenit dhe kushdo qoftë aty te stacioni i trenit që merr në pyetje cilindo, duhet ta ketë̈ parasysh se duhet ta respektojë, këtu do kemi një problem të madh, shumë të madh, te mungesa e respektit dhe te mungesa e vlerësimit bazik të të drejtës dhe lirisë kushtetuese të gjithsecilit që të ndihet I barabartë nën qiellin e kësaj republike përballë kujtdo që përfaqëson shtetin”, komentoi Rama

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme