Sport 20 May 2026, 18:36 Nga VNA

Zyrtare, Ernest Muçi largohet nga Beshiktash, Trabzonspori aktivizon blerjen përfundimtare

Ndaje në Whatsapp
Zyrtare, Ernest Muçi largohet nga Beshiktash, Trabzonspori aktivizon

Ernest Muçi nuk do të jetë më pjesë e Beshiktash, pasi Trabzonspor ka vendosur të aktivizojë opsionin e blerjes që ishte përfshirë në marrëveshjen e huazimit.

Lajmi është bërë zyrtar nga Beshiktash përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku konfirmohet transferimi përfundimtar i sulmuesit shqiptar drejt klubit nga Trabzoni.

“Sa i përket transferimit përfundimtar të futbollistit profesionist Ernest Muçi, e drejta e opsionit të blerjes e paraparë në kontratën e huazimit është përdorur nga Trabzonspor”, thuhet në deklaratën e klubit turk.

Sipas marrëveshjes mes dy klubeve, Trabzonspori do t’i paguajë Beshiktashit 8.5 milionë euro për kartonin e lojtarit, duke e bërë Muçin zyrtarisht pjesë të skuadrës në mënyrë të përhershme.

Drejtuesit e Beshiktash kanë falënderuar futbollistin shqiptar për kontributin e dhënë gjatë periudhës së tij te klubi bardhezi, ndërsa i kanë uruar sukses në vazhdim të karrierës.

“E falënderojmë Ernest Muçin për kontributin e dhënë për klubin tonë dhe i urojmë suksese në vazhdim të karrierës”, thuhet në reagimin zyrtar.

Edhe Trabzonspor ka konfirmuar zyrtarizimin e transferimit përmes kanaleve të veta në rrjetet sociale.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme