Vllaznia e vajzave është shpallur kampione e sezonit 2025-2026 në futboll, pasi mposhti 2-0 Apoloninë në finalen e luajtur në “Selman Stërmasi”. Ky është trofeu i 13-të radhazi i skuadrës shkodrane në kampionat.
Sfida u zhbllokua në pjesën e parë nga kapitenia Megi Doçi, e cila i dha avantazhin Vllaznisë në një 45-minutësh të luftuar. Në fund, Teresa Deda vulosi fitoren me golin e dytë në minutën e 81-të.
Pas ndeshjes u zhvillua ceremonia e dorëzimit të medaljeve dhe trofeut për kampionet. Me këtë sukses, Vllaznia siguron edhe pjesëmarrjen në UEFA Women’s Champions League nga raundi i dytë kualifikues.






















