Sport 25 May 2026, 22:26 Nga VNA

Vedat Muriqi në garë me Lamine Yamal dhe Mbappen për lojtarin e sezonit në La Liga

Ndaje në Whatsapp
Vedat Muriqi në garë me Lamine Yamal dhe Mbappen për lojtarin e

Lamine Yamal dhe Vedat Muriqi janë nominuar zyrtarisht për çmimin prestigjioz të “Lojtarit të Sezonit” në La Liga, pas paraqitjeve të shkëlqyera gjatë këtij edicioni.

Talenti 18-vjeçar i Barcelonës zhvilloi një sezon fantastik, duke realizuar 16 gola dhe 12 asistime në 28 ndeshje kampionale. Performanca e tij ishte vendimtare në rikthimin e Barcelonës te titulli kampion në Spanjë.

Në mesin e kandidatëve është edhe sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, i cili spikati me fanellën e Mallorcës pavarësisht rënies së skuadrës nga La Liga. Muriqi e mbylli sezonin me 23 gola, duke u renditur ndër lojtarët më të dalluar të kampionatit dhe duke siguruar një nominim që konsiderohet arritje e madhe.

Në garë për çmimin janë edhe sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe, i cili u shpall golashënuesi më i mirë i La Ligës me 25 gola, mesfushori i Real Betisit Pablo Fornals dhe anësori i Villarrealit Nicolas Pepe.

Pesë futbollistët do të garojnë për çmimin individual më të rëndësishëm të sezonit në elitën e futbollit spanjoll.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme