Sport 26 May 2026, 21:32 Nga VNA

Vedat Muriqi mesazh emocional për tifozët e Mallorcës: Ky klub do të ringrihet sërish

Ndaje në Whatsapp
Vedat Muriqi mesazh emocional për tifozët e Mallorcës: Ky klub do

Vedat Muriqi ka reaguar me një mesazh emocional drejtuar tifozëve të Mallorcas, duke ndarë me ta zhgënjimin pas një përfundimi të vështirë të sezonit.

Sulmuesi i Kosovës thekson se në momente të tilla “fjalët peshojnë shumë”, pasi e ndjen dhimbjen njësoj si mbështetësit e klubit. Ai kujton se gjatë gjithë sezonit skuadra dhe tifozët kanë kaluar bashkë si momentet e bukura, ashtu edhe ato më të vështira, duke ruajtur gjithmonë lidhjen dhe besimin reciprok.

Muriqi vë në dukje edhe përgjegjësinë që ka ndjerë sa herë ka veshur fanellën e Mallorcës, duke e cilësuar mbështetjen e tifozëve si një forcë të rëndësishme në çdo ndeshje.

Letra e plotë e Muriqit:

Sot fjalët vërtet peshojnë shumë. Sepse dhimbjen dhe trishtimin që ndieni ju, i ndiej edhe unë në thellësi të zemrës sime.

Gjatë gjithë sezonit qeshëm së bashku, vuajtëm së bashku. Përjetuam momente të vështira, por kurrë nuk e humbëm besimin tek njëri-tjetri. Çdo herë që dola në fushë e ndjeva përgjegjësinë për ta mbrojtur këtë fanellë, dhe të ndieja mbështetjen tuaj pas meje më jepte gjithmonë forcë.

Futbolli ndonjëherë mund të jetë shumë i pamëshirshëm. Por kushdo që e njeh shpirtin e Mallorcës e di një gjë: ky klub gjithmonë ka ditur të ringrihet. Dhe unë besoj në këtë me gjithë zemër.

Sot jemi të trishtuar, të lënduar… por kjo stemë do të kthehet aty ku e meriton. Sepse historia e Mallorcës nuk është shkruar kurrë me dorëzim.

Faleminderit të gjithëve që ishit me ne në çdo moment.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme