Teknologji 2 Gusht 2025, 17:01 Nga VNA

Inteligjenca Artificiale në Whatsapp, Italia nis hetimin ndaj META-s

Ndaje në Whatsapp
Inteligjenca Artificiale në Whatsapp, Italia nis hetimin ndaj META-s

Autoriteti italian i Antitrustit deklaroi, se koncerni i teknologjisë Meta, mund të ketë shkelur ligjin e konkurrencës të BE-së. Është fjala për instalimin e Inteligjencës Artificiale (IA) në shërbimin online Whatsapp.

 

Një zëdhënës i Autoritetit italian të Antitrustit në Milano tha, se bashkë me policinë financiare italiane janë kontrolluar zyrat e biznesit të fialialit italian Meta. Hetimi po bëhet në "bashkëpunim të ngushtë" me autoritetet përkatësë të Bashkimit Europian.

Nuk është marrë miratimi i përdoruesve

Akuza nga Milano është: Ofruesi i Whatsapp-it, Meta, ka instaluar chatbot-in me IA pa marrë shprehimisht miratimin e përdoruesve. Përmes lidhjes së aplikacionit të inteligjencës artificiale "Meta AI" me Whatsapp-in koncerni i SHBA-së i orienton klientët në drejtim të ofertave të veta, kritikon Autoriteti italian i Antitrustit. Kjo mund të pengojë konkurrencën, sepse përdoruesit janë të detyruar të instalojnë dy aplikacione të IA në aparatet e tyre, në rast se nuk duan ta përdorin "Meta AI".

Sipërmarrja, së cilës i përkasin rrjeti online Facebook dhe Instagrami, në të kundërt thekson dobinë e ndërlidhjes së aplikacioneve. "Aksesi falas në funksionet tona të IA-së u jep miliona italianëve mundësinë të përdorin IA në një vend, që e njohin, tek i cili kanë besim dhe e kuptojnë."

Nëse akuzat nga Italia kundër Meta-s konfirmohen, kjo do të ishte një goditje e fortë ekonomike për koncernin Facebook. Në rast shkeljeje të rregullave europiane të konkurrencës kërcënojnë gjiba me deri në dhjetë përqind të xhiros vjetore mbarëbotërore.

Grindje edhe për njoftimet dhe reklamat politike

Ditët e fundit ndërmjet BE.së dhe koncernit Meta ka pasur edhe një përplasje për një temë tjetër. Koncerni amë Facebooknjoftoi, se nga tetori nuk do të lejojë më në platformat e veta njoftime dhe reklama politike në Bashkimin Europian.

Arësyeja është se rregullorja e BE-së "nuk mund të zbatohet në praktikë". Një zëdhënës i sipërmarrjes u ankua, se udhëzimet e BE-së krijojnë "pasiguri ligjore". Fakt është, se kreu i Meta-s Mark Zuckerberg është mjaft kritik ndaj rregullave të BE-së. Në fillim të vitit ai e akuzoi Brukselin për "censurë".

DW

Video

Ku je futur o Joridaa.

Biznesmeni Klodian Allajbeu doli nga ambientet e SPAK pas rreth tre orësh qëndrimi. Ai u shoqërua nga avokati i tij dhe u largua pa bërë asnjë deklaratë për gazetarët që e prisnin jashtë prokurorisë.

Dritan Leli, ish-kryetar i Bashkisë së Vlorës u pyet për më shumë se një orë në SPAK. Në dalje tha se "nuk ka asgjë për t'u shqetësuar".

Biznesmeni Klodian Allajbeu, pronar i Spitalit Amerikan, u paraqit në SPAK në praninë e një avokati, ndërsa është nën hetim për koncesionet në shëndetësi. SPAK dyshon se ai kontrollon përmes bashkëpunëtorëve të tij koncesionet dhe ka përfituar nga procedurat tenderuese.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme