Bota 2 March 2026, 17:54 Nga VNA

Celular në Sistinë dhe kardinalë pa alarm: sekretet e Konklavës që zgjodhi Papa Leone XIV

Ndaje në Whatsapp

Celular në Sistinë dhe kardinalë pa alarm: sekretet e

Një celular i harruar në xhep dhe kardinalë pa orë me alarm. Këto janë disa nga prapaskenat e Konklavës së fundit në Vatikan, që zgjodhi Papa Leone XIV, sipas një libri të ri investigativ nga gazetarët Elisabetta Piqué dhe Gerald O’Connell.

Libri, me titull “The Election of Pope Leo XIV: The Last Surprise of Pope Francis”, zbulon se vonesa e tymit të zi në mbrëmjen e 7 majit nuk u shkaktua vetëm nga predikimi i gjatë para votimit, por edhe nga një incident teknologjik: një kardinal i moshuar kishte harruar një telefon celular në xhep, gjë rreptësisht e ndaluar në Kapelën Sistine. Sinjali u kap nga siguria dhe pajisja u dorëzua menjëherë, në një skenë që autorët e përshkruajnë si “të paimagjinueshme, edhe për një film”.

133 kardinalët zgjedhës hynë në Konklavë në orën 16:30, ndërsa “extra omnes” u shpall rreth orës 17:45. Tym i zi pritej rreth orës 19:30, por doli vetëm pas orës 21:00, duke ngritur pikëpyetje mes besimtarëve në Sheshin e Shën Pjetrit. Për shkak të sekretit të rreptë, askush nuk dinte arsyen e vonesës.

Një tjetër detaj interesant lidhet me mungesën e telefonave, që zakonisht përdoren si alarm. Disa kardinalë, të strehuar në Casa Santa Marta, rrezikuan të flinin më shumë se duhet. Vatikani u shpërndau atyre orë me alarm, por jo të gjithë arritën t’i rregullonin siç duhet. Madje, disa u ankuan edhe për mungesën e një tualeti brenda Kapelës Sistine, duke u shoqëruar jashtë nga një kardinal diakon. “Është si të kthehesh në kopësht”, citohet të ketë thënë një prej tyre.

Sa i përket votimit, autorët shkruajnë se favoritët fillestarë ishin kardinali hungarez Peter Erdő, italiani Pietro Parolin dhe amerikani Robert Francis Prevost. Brenda katër raundeve, mbështetja u konsolidua rreth Prevostit, i cili u zgjodh Papa Leone XIV me 108 vota.

Libri zbulon gjithashtu se raundi i katërt i votimit u përsërit, pasi një kardinal hodhi gabimisht dy fletë votimi në urnë – një incident i ngjashëm me atë të Konklavës së vitit 2013.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme