Teknologji 12 November 2025, 20:34 Nga VNA

Apple përballet me tallje në internet pas prezantimit të “iPhone Pocket”, çanta 230-dollarëshe që duket si një çorape

Ndaje në Whatsapp
Apple përballet me tallje në internet pas prezantimit të

Kompania amerikane Apple është përballur me një valë talljesh në rrjetet sociale pas prezantimit të një aksesorit të ri për linjën e saj të iPhone-ve. Gjiganti teknologjik u vu në qendër të ironisë pasi zbuloi se “iPhone Pocket” – një çantë mbajtëse për telefonin – do të shitet për 219,95 paund (rreth 230 dollarë), edhe pse është thjesht një mënyrë e re për të mbajtur pajisjen.

Shumë përdorues në rrjet kritikuan çmimin e lartë, ndërsa të tjerë vunë në lojë ngjashmërinë e saj me një çorape të thurur, me një përdorues në platformën X që shkroi: “230 dollarë për një çorape të prerë.” YouTuberi i njohur i teknologjisë Marques Brownlee e quajti produktin një “test besnikërie” për fansat që “blejnë ose mbrojnë çdo gjë që Apple hedh në treg”.

Në një njoftim për shtyp, Apple tha se aksesorët me ngjyra të ndezura janë pjesë e një koleksioni të kufizuar të krijuar në bashkëpunim me markën japoneze të modës Issey Miyake. Dizajneri i ndjerë Miyake kishte bashkëpunuar më parë me kompaninë për të krijuar golfet e zeza karakteristike të veshura nga bashkëthemeluesi i Apple, Steve Jobs.

Sipas kompanisë, produkti i ri është frymëzuar nga “një copë pëlhurë”, dhe ideja ka lindur nga “nevoja për të krijuar një xhep shtesë”. Versioni me rrip të shkurtër do të jetë në tetë ngjyra, ndërsa ai me rrip të gjatë në tre variante.

Por njoftimi ka sjellë kritika dhe tallje të shumta në rrjet. Shumë përdorues argumentuan se kjo tregon se fansat e Apple “janë gati të paguajnë për çdo gjë”, pavarësisht se çfarë ofron kompania.

Të tjerë vunë në lojë mungesën e funksionalitetit, duke theksuar se çanta nuk ka zinxhir apo ndarje sigurie, me një përdorues që shkroi: “As zinxhir, as strukturë — dhe me gjithë vjedhjet e iPhone-ve sot, asnjë mbrojtje?”

Disa përdorues postuan madje foto me humor të aktorit Sacha Baron Cohen në rolin e Borat, duke krahasuar produktin me kostumin e tij jeshil “mankini”.

Megjithatë, disa fansa e mbrojtën Apple-in, duke thënë se çmimi i lartë mund të justifikohet nga bashkëpunimi me Issey Miyake dhe si një referencë ndaj historisë së markës.

Eksperti i mediave sociale Matt Navara tha për BBC se çmimi lidhet më shumë me imazhin, markën dhe ekskluzivitetin sesa me funksionin praktik:

“Ky lloj çmimi nuk është i pazakontë në botën e modës luksoze apo në bashkëpunimet me dizajnerë. Por për shumicën e konsumatorëve, duket sikur Apple po teston kufijtë e besnikërisë ndaj markës.”

Marrë nga BBC

Video

Ernest Muçi e nis me gol sezonin e ri te Trabzonspori! Shqiptari “kuqezi” ka gjetur menjëherë rrugën e rrjetës me fanellën e skuadrës turke, duke realizuar një gol të bukur në miqësoren ndaj Udineses. Muçi zhbllokoi sfidën që në minutën e 4-t, duke i dhënë avantazhin 1-0 Trabzonsporit me një goditje spektakolare.

Ermal Beqiri drejt ekstradimit, media franceze zbulon kërkesën zyrtare të Shqipërisë

Plas arma në jaht, shkarkohet një karikator i tërë. Tmerr mes pushuesve në Palasë Momente paniku janë regjistruar në brigjet e Palasës, ku nga një jaht u dëgjuan të shtëna arme që, sipas dëshmitarëve, i ngjanin shkarkimit të një karikatori të tërë. Në bord ndodhej një grup personash që kishin ankoruar jahtin pranë bregut dhe po festonin, kur për arsye ende të paqarta u dëgjuan të shtënat, duke shkaktuar frikë dhe panik te pushuesit që ndodheshin në zonë. Deri më tani asnjë reagim nga policia.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme