Sunderland ka marrë një fitore të madhe në javën e fundit të Premier League, duke mposhtur me rezultat 2-1 Chelsean. Në një ndeshje vendimtare për renditjen përfundimtare.
Me këtë sukses, “Macet e Zeza” kanë siguruar pjesëmarrjen në UEFA Europa League për sezonin e ri, duke mbyllur një sezon shumë pozitiv në elitën e futbollit anglez.
Nga ana tjetër, Chelsea mbetet jashtë zonës së garave evropiane dhe e mbyll sezonin në vendin e 10-të, një rezultat zhgënjyes për klubin londinez.
Ndërkohë, Granit Xhaka dhe skuadra e tij do të jenë pjesë e Europa League sezonin e ardhshëm, kompeticioni i dytë më i rëndësishëm i UEFA-s.






















