Sport 7 September 2025, 17:13 Nga VNA

Zyrtare: Starti i dobët i sezonit, Tirana shkarkon trajnerin pas vetëm dy ndeshjesh

Ndaje në Whatsapp
Zyrtare: Starti i dobët i sezonit, Tirana shkarkon trajnerin pas vetëm

Vetëm dy javë pas fillimit të sezonit, KF Tirana ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Vangjel Mile.

Klubi bardheblu njoftoi zyrtarisht se palët kanë rënë dakord për t’i dhënë fund kontratës “në mënyrë konsensuale”, pas një takimi mes teknikut dhe bordit drejtues. Sipas komunikatës zyrtare, ky vendim u mor për arsye strategjike dhe në funksion të objektivave të klubit, duke e konsideruar si zgjidhjen më të mirë për momentin. Mile, i cili e nisi sezonin në pankinën e bardhebluve, largohet pa arritur të vendosë vulën e tij te skuadra, pasi drejtoi vetëm dy ndeshje zyrtare, duke grumbulluar vetëm 1 pikë.

“Tirana falënderon Vangjel Milen për kontributin dhe korrektësinë e treguar gjatë kësaj periudhe”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Ky është ndryshimi i parë i madh te bardheblutë për sezonin e ri, ndërsa pritet që në ditët në vijim të emërohet pasuesi i Milës në pankinë.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme