Sport 15 September 2025, 19:57 Nga VNA

Zyrtare/Ndeshja Serbi–Shqipëri nuk do të luhet në Beograd, UEFA e zhvendos në Leskovac

Ndaje në Whatsapp
Zyrtare/Ndeshja Serbi–Shqipëri nuk do të luhet në Beograd,

UEFA ka vendosur që sfida e shumëpritur mes kombëtares së Serbisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian, të mos zhvillohet në Beograd. Ndeshja do të luhet më 11 tetor, në stadiumin “Gradski stadion Dubočica” në Leskovac, një qytet i vogël afër kufirit me Kosovën.

Ky vendim vjen si pasojë e vlerësimit të lartë të rrezikut për përballjen, duke marrë parasysh precedentët e mëparshëm. Kujtojmë se përplasja mes dy kombëtareve më 14 tetor 2014 në Beograd përfundoi me incidentë të shumta në fushë dhe në tribuna, çka e detyroi UEFA-n të ndërhyjë edhe atëherë me masa ndëshkuese.

Stadiumi në Leskovac është më i vogël dhe më lehtësisht i kontrollueshëm nga autoritetet, një faktor që ka ndikuar në vendimin e UEFA-s për ta zhvendosur ndeshjen atje.

Përplasjet mes Serbisë dhe Shqipërisë në futboll gjithmonë kanë qenë më shumë se sportive, ndaj pritet që kjo ndeshje të zhvillohet nën masa të rrepta sigurie.

 

 

 

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme