Sport 24 September 2025, 21:19 Nga VNA

Tensione në Francë para ndeshjes së Europa League, 102 tifozë të Romës arrestohen për posedim armësh

Ndaje në Whatsapp
Tensione në Francë para ndeshjes së Europa League, 102

Qyeti i Nicës në Francë u përfshi nga tensione të forta përpara ndeshjes së Europa League midis skuadrës vendase dhe ekipit italian të Romës. Incidentet shpërthyen në Place Masséna, një nga sheshet kryesore të qytetit, ku tifozë italianë nisën të përplaseshin me policinë franceze. Sipas raportimeve të gazetës L’Equipe, autoritetet franceze konfirmuan se 102 persona u arrestuan dhe u dërguan në paraburgim, pasi u gjetën “në posedim të armëve”. Policia e departamentit Alpes-Maritimes njoftoi se incidentet nisën kur disa tifozë, të ulur në një tarracë restoranti, filluan të hidhnin gota drejt efektivëve, duke detyruar ndërhyrjen e forcave të rendit dhe një ndjekje në rrugicat e Nisë së Vjetër. Disa prej të arrestuarve mbanin balaklava për të shmangur identifikimin, ndërsa gjatë kontrolleve u sekuestruan një sërë objektesh të rrezikshme, përfshirë shufra hekuri, tuba plastike, doreza fshesash, lopata, thika dhe çekiçë. Për të frenuar trazirat, mbi 200 oficerë policie dhe xhandarë, përfshirë dy njësi të lëvizshme, u vendosën në zonat kryesore të qytetit. Të ndaluarit u transferuan në stacionet policore dhe më pas iu dërguan gjykatave sipas urdhrit të prokurorit të Nisë.

Prefektura e Alpes-Maritimes ka paralajmëruar se për mbrëmjen në vijim do të angazhohen më shumë se 400 forca sigurie, të uniformuara dhe civile, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të dhunës dhe garantimin e rendit publik.

Avokati Lorenzo Contucci, përfaqësues i disa tifozëve italianë, theksoi se këto janë masa ndalimi 24-orëshe dhe jo arrestime përfundimtare:
“Nëse nuk gjenden prova, ata duhet të lirohen; vetëm ata kundër të cilëve ka prova konkrete mund të mbeten të arrestuar.”

Sipas tij, në raste të ngjashme, autoritetet franceze shpesh ndërhyjnë me masa të gjera ndaj turmave pa dallim të qartë individual.

Ky episod sjell në kujtesë ngjarjet e vitit 2013 në Varshavë, kur dhjetëra tifozë të Lazios u ndaluan para ndeshjes së Europa League kundër Legia Varshavës. Edhe pse numri i arrestimeve në atë kohë ishte më i ulët, përplasjet e dhunshme dhe sulmet ndaj policisë kishin ngritur shqetësime të ngjashme mbi sigurinë dhe masat e nevojshme për të parandaluar skena të tilla në të ardhmen.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme