Sport 28 August 2025, 19:19 Nga VNA

Starton magjia e Champions League, shorti në Monako rezervon përballje të forta

Ndaje në Whatsapp
Starton magjia e Champions League, shorti në Monako rezervon përballje

Është hedhur këtë të enjte në Monako të Francës shorti për fazën e grupeve për kompeticionin më të ndjekur të futbollit në klube, atë të UEFA Champions League.

Shorti ka paraqitur shumë përballje interesante, disa prej të cilave mund të konsiderohen dhe si finale të parakohshme.

Barcelona do të ketë përballë PSG, Chelsea, Frankfurt, Club Brugge, Olympiacos, Slavia Praha, Copenhagen dhe Neëcastle.

Paris Saint Germain gjejnë në raundin e parë Barcelonën dhe Bayernin e Munihut, teksa tek ekipet më të lehta mund të rendisim Sportingun dhe Bilbaon.

Bayern Munich do të sfidojë ekipe si Chelsea, PSG, Club Brugge, Arsenal, Sporting, PSV, Union SG e Pafos.

Chelsea mat forcat me ekipe si Barcelona, ​​Bayern Munich, Benfica, Atalanta, Ajax, Napoli, Pafos, Qarabag.

Real Madrid do të ndeshet me Manchester City, Liverpool, Juventus, Benfica, Marseille, Olympiacos, Monaco, Kairat Almaty.

Interi synon të bëjë mirë ndaj rivalëve si Liverpool, Borussia Dortmund, Arsenal, Atletico Madrid, Slavia Pragë, Ajax, Kairat Almaty, Union SG.

Liverpool “peshkon”  Real Madrid, Inter, Atletico Madrid, Eintracht Frankfurt, PSV, Marseille, Qarabag, Galatasaray.

Kujtojmë se nuk do të jetë e mundur të luhen ndeshje kundër ekipeve nga i njëjti vend. Vlen të theksojmë se tetë ekipet e para avancojnë, tetë ekipet e fundit eliminohen dhe pjesa tjetër shkon në play-off. E veçanta e këtij viti ishte se nuk kishte çifte top për top, por një buton në softuer përzgjodhi kundërshtarët e kështu me radhë.

 

 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme