Sport 5 September 2025, 20:37 Nga VNA

Shqipëria U-21 mundet nga Gjermania U-21 në një miqësore luksi

Ndaje në Whatsapp
Shqipëria U-21 mundet nga Gjermania U-21 në një miqësore

Kombëtarja Shpresa e Shqipërisë U-21 zhvilloi sot një miqësore luksi në “Elbasan Arena” përballë Gjermanisë U-21, e cila përfundoi me fitoren e miqve 0-2.

Ndeshja u karakterizua nga një lojë e luftuar dhe me intensitet të lartë, ku kuqezinjtë e Alban Bushit tentuan disa herë të surprizonin finalistët e fundit të Europianit U-21. Në radhët e miqve, gjatë pjesës së parë u aktivizuan edhe dy futbollistë me origjinë shqiptare, Brajan Gruda dhe Nelson Weiper.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, por në fillim të fraksionit të dytë gjermanët treguan efikasitet. Në minutën e 48-të, sulmuesi i sapofutur Ansah kaloi “Panzerat” në avantazh, ndërsa vetëm katër minuta më vonë, në të 52’, Pejcinovic dyfishoi shifrat, duke vulosur rezultatin final 0-2.

Pavarësisht humbjes, Shqipëria U-21 tregoi përkushtim dhe karakter në fushë, duke lënë përshtypje pozitive përballë një prej ekipeve më të forta të moshave në Europë.
Ndërkohë, Kombëtarja Shpresa nuk do të ketë ndeshje zyrtare deri në verën e vitit 2027, kur do të marrë pjesë si bashkë-organizatore me Serbinë në Kampionatin Europian U-21.

Rezultati përfundimtar:

???????? Shqipëri U-21 0–2 Gjermani U-21 ????????

⚽ Ansah 48’, Pejcinovic 52’

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme