Sport 7 August 2025, 21:01 Nga VNA

Shqipëria U-19 barazon ndaj Italisë në miqësoren e dytë

Ndaje në Whatsapp
Shqipëria U-19 barazon ndaj Italisë në miqësoren e dytë

Shqipëria U-19 barazoi 1-1 ndaj Italisë në ndeshjen e dytë miqësore, e zhvilluar sot në “Novarello Sporting Center”. Të besuarit e trajnerit Julian Ahmataj treguan karakter, duke reaguar në pjesën e dytë pas disavantazhit fillestar.

Formacioni titullar i Shqipërisë përbëhej nga: Culi (GK), Avdullari, Gecaj, Sylejmani, Sina, Huqi, Shpuza, B. Krasniqi, Arifi (C), Malaj dhe L. Krasniqi.

Italia kaloi në epërsi në minutën e 28-të me golin e Andrea Orlanit. Gjatë pjesës së parë, kuqezinjtë humbën dy titullarë për shkak dëmtimi – kapitenin Arifi dhe mbrojtësin Gecaj – të cilët u zëvendësuan përkatësisht nga El Malem dhe Mateo Dashi. Në lojë u aktivizua gjithashtu edhe Krasniqi.

Shqipëria gjeti barazimin në minutën e 60-të, me një gol të bukur të shënuar nga Mateo Dashi. Në vazhdim, trajneri Ahmataj bëri edhe dy zëvendësime të tjera, duke futur në fushë Latajn dhe Gashin.

Takimi u mbyll me rezultatin 1-1, duke përfaqësuar një përmirësim të dukshëm krahasuar me miqësoren e parë, të cilën Shqipëria e kishte humbur 4-1. Këto sfida shërbejnë si përgatitje për kualifikueset e ardhshme të Kampionatit Europian U-19, ndërsa stafi teknik pati mundësi të testojë shumicën e lojtarëve në dispozicion.

Video

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme