Sport 12 October 2025, 17:31 Nga VNA

Shqipëria pranë “Play Off”-it të Botërorit 2026, ndërsa Serbia në kaos pas humbjes

Ndaje në Whatsapp
Shqipëria pranë “Play Off”-it të Botërorit 2026,

Shqipëria ka arritur një fitore historike ndaj Serbisë, duke triumfuar me rezultatin 1-0 falë golit të Rei Manajt. Ky sukses mban gjallë ëndrrën kuqezi për një vend në “Play Off”-in e Botërorit 2026, ndërkohë që situata në Grupin K mbetet ende e hapur. Pas këtij rezultati, Shqipëria e drejtuar nga Silvinjo numëron 4 pikë më shumë se Serbia, megjithëse ka zhvilluar një ndeshje më tepër. Lufta për vendin e dytë, që siguron pjesëmarrjen në fazën “Play Off”, do të vendoset përfundimisht në muajin nëntor.

Skuadra kuqezi do të luajë dy ndeshje të rëndësishme:

Andorrë – Shqipëri, në transfertë

Shqipëri – Angli, në “Air Albania”, që do të mbyllë ndeshjet e grupit

Ndërkohë, Serbia do të përballet më 14 tetor me Andorrën në transfertë, dhe më pas në nëntor do të zhvillojë dy ndeshje të tjera: një në transfertë dhe një në shtëpi, përballë Letonisë. Megjithëse Shqipëria është në avantazh, gjithçka mbetet për t’u vendosur në muajin e ardhshëm, megjithëse Serbia po kalon një periudhë të vështirë.

Trajneri Dragan Stojković ka dhënë dorëheqjen menjëherë pas ndeshjes dhe nuk do të udhëtojë me ekipin për sfidën e radhës ndaj Andorrës. Situata është përkeqësuar më tej, pasi për përballjen e ardhshme mungojnë pesë lojtarë të rëndësishëm:

Nikola Milenković, Luka Jović, Predrag Rajković, Andrija Živković, Dragan Rosić.

Këto mungesa, të kombinuara me ndryshimet në stafin teknik, e vendosin Serbinë në një pozitë tejet të vështirë për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme