Sport 12 October 2025, 18:05 Nga VNA

Shqipëria gjunjëzon Serbinë, Vuçiç: “Humbja më la pa gjumë”

Ndaje në Whatsapp
Shqipëria gjunjëzon Serbinë, Vuçiç: “Humbja

Humbja e Serbisë ndaj Shqipërisë me rezultatin 1-0, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026, ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik serb. Një ndër të parët që ka reaguar publikisht është vetë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili e ka cilësuar disfatën si “të rëndë dhe zhgënjyese”. Në një prononcim për mediat serbe, Vuçiç është shprehur se humbja e përfaqësueses serbe e ka prekur emocionalisht dhe e ka lënë pa gjumë gjatë natës.

“Nuk ishim një ekip i përgatitur mirë. Jemi të zhgënjyer. Ishte një humbje shumë e vështirë. Nuk munda të flija nga trishtimi, jo nga zemërimi si disa të tjerë. Ka njerëz që dinë vetëm të prodhojnë zemërim. Por çfarë kemi bërë realisht për ekipin kombëtar?”, – deklaroi Vuçiç.

Kreu i shtetit serb ndaloi gjithashtu tek aspekti i mikpritjes që, sipas tij, Serbia i kishte ofruar përfaqësueses shqiptare gjatë ndeshjes së zhvilluar në territorin serb. Ai theksoi se çdo gjë kishte qenë në rregull dhe se shteti serb kishte treguar korrektësi e respekt ndaj kundërshtarëve.

"A kishim gjithçka? Po. Ishim mikpritës të mirë për shqiptarët, gjithçka ishte në rregull. Kjo është ajo që bëmë. E gjeta veten duke kritikuar me të drejtë, por a i mbështeta ata njerëz? Edhe pse dola në stadium, nuk duartrokita. Jo sepse nuk doja, por sepse isha i lodhur. Për mua ishte më e rëndësishme të pushoja pas një dite të gjatë, sesa të mbështesja ekipin,” – u shpreh Vuçiç.

Megjithatë, pavarësisht kritikave dhe zhgënjimit të shprehur, presidenti serb theksoi se dashuria dhe përkushtimi i tij ndaj kombëtares serbe mbeten të palëkundura.

"E dua ekipin kombëtar serb dhe më vjen keq që nuk isha aty për të treguar dashurinë time për flamurin tonë. Kur isha fëmijë, brohorisja me gjithë zemër, sidomos kur humbnim 3:0 apo 4:0. Atëherë isha më i zhurmshmi,” – përfundoi Vuçiç.

 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme