Sport 9 September 2025, 22:48 Nga VNA

Shqipëria fiton me vuajtje ndaj Letonisë dhe mban gjallë shpresat për Botërorin 2026

Ndaje në Whatsapp
Shqipëria fiton me vuajtje ndaj Letonisë dhe mban gjallë shpresat

Shqipëria ka marrë një fitore jetike në rrugëtimin drejt Botërorit 2026, duke mundur minimalisht Letoninë me rezultatin 1-0, në një ndeshje që u konsiderua si “finale” për kuqezinjtë.

Përfaqësuesja jonë dominoi pjesën më të madhe të sfidës së zhvilluar në “Air Albania”, me golin e vetëm që u realizua në minutën e 25-të nga Kristjan Asllani, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Megjithatë, pavarësisht epërsisë dhe dominimit në lojë, kuqezinjtë nuk arritën të mbyllnin ndeshjen me një gol të dytë. Rastet nuk munguan, me Bajramin, Manajn dhe Gjimshitin që iu afruan golit, por pa arritur të dërgojnë topin në rrjetë.

Në minutat e fundit të ndeshjes, skuadra e drejtuar nga trajneri Sylvinho u duk e lodhur dhe jo në sinkron, duke u vënë në vështirësi nga ofensiva e Letonisë. Megjithatë, falë ndërhyrjeve vendimtare të portierit Thomas Strakosha dhe kthimit në mbrojtje të Manajt, Shqipëria arriti të ruajë epërsinë dhe të marrë tri pikë të çmuara.

Fitorja e kuqezinjve, e kombinuar me triumfin 0-5 të Anglisë në transfertë ndaj Serbisë, i ngjit djemtë tanë në vendin e dytë të Grupit K dhe i mban brenda zonës “Play-Off” pas përfundimit të ndeshjeve të shtatorit.

Shpresa për një kualifikim historik në Botërorin 2026 mbetet e gjallë, ndërsa vëmendja tani kalon te ndeshjet vendimtare të tetorit.

 

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme