Sport 10 September 2025, 13:42 Nga VNA

Shqipëria do të luajë miqësore ndaj Jordanisë më 14 tetor në “Air Albania”

Ndaje në Whatsapp
Shqipëria do të luajë miqësore ndaj Jordanisë më

Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë një ndeshje miqësore në muajin tetor kundër përfaqësueses së Jordanisë. Kjo përballje të zhvillohet më 14 tetor, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, me fillim nga ora 19:00.

Kjo do të jetë ndeshja e dytë në histori mes dy skuadrave. Takimi i parë është luajtur më 10 tetor 2018 në “Elbasan Arena” dhe është mbyllur me rezultatin 0-0.

Data 14 tetor është e lirë sipas kalendarit zyrtar të FIFA-s, pasi Shqipëria ndodhet në një grup me pesë ekipe në kualifikueset për Kupën e Botës 2026 dhe këtë ditë nuk zhvillon ndeshje zyrtare.

Para kësaj miqësoreje, kuqezinjtë do të luajnë më 11 tetor një ndeshje tejet të rëndësishme për kualifikueset e Botërorit, ndaj Serbisë në Beograd. Kjo sfidë pritet të jetë vendimtare për ecurinë e Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt “Botërorit 2026”.

 

 

 

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme