Sport 14 October 2025, 20:58 Nga VNA

Shqipëria dhuron spektakël ndaj Jordanisë në “Arenën Kombëtare”: Bajrami, Broja dhe Hoxha shkëlqejnë, Sylvinho fluturon me kuqezinjtë

Ndaje në Whatsapp
Shqipëria dhuron spektakël ndaj Jordanisë në

Shqipëria ka dhuruar një performancë spektakolare në miqësoren ndërkombëtare ndaj Jordanisë, duke triumfuar me rezultatin e thellë 4-2 në “Arenën Kombëtare”. Ndeshja u zhvillua përpara një audience entuziaste, me kuqezinjtë që shfaqën karakter, ritëm dhe efikasitet në sulm. Sfida nuk nisi në mënyrën më të mirë për ekipin e Sylvinhos, pasi në minutën e 27’, Al-Rashdan përfitoi nga një përgjumje në zonën shqiptare dhe kaloi Jordaninë në avantazh. Megjithatë, reagimi i kuqezinjve nuk vonoi. Në minutën e 40’, Nedim Bajrami lëvizi mjaft mirë në zonë dhe shkaktoi autogolin e Mo Abualnadi, duke barazuar shifrat në 1-1.

Pjesa e dytë foli e gjitha për Shqipërinë. Në minutën e 65’, Armando Broja, vetëm katër minuta pasi kishte hyrë në fushë, kaloi bukur portierin kundërshtar dhe shënoi golin e avantazhit. Dhjetë minuta më pas, Arbër Hoxha goditi fuqishëm nga distanca dhe e çoi topin në rrjetë për rezultatin 3-1. Spektakli kuqezi vazhdoi në minutën e 79’, kur Broja shërbeu bukur për Bajramin, i cili me të djathtën shënoi golin e katërt për Shqipërinë. Në fund, Olwan realizoi golin e dytë për Jordaninë, që shërbeu vetëm për statistikë.

Pas kësaj fitoreje, Shqipëria regjistron katër fitore radhazi – dy miqësore dhe dy zyrtare – duke treguar formë të shkëlqyer në prag të ndeshjes vendimtare të 13 nëntorit kundër Andorrës, ku do të vendosen edhe shanset për kualifikimin në Play Off-in e Botërorit 2026.

Rezultati Final:

Shqipëri 4-2 Jordani

Shënues: Mo Abualnadi (A.G) 40′, Broja 65′, Hoxha 75′, Bajrami 79′ / Al-Rashdan 27′, Olwan 90′

Shqipëria mbyll kështu me sukses një tjetër test miqësor, duke konfirmuar formën e lartë dhe atmosferën pozitive që mbretëron në ekip. Me lojtarë në formë si Bajrami, Broja dhe Hoxha, kuqezinjtë duken më të bashkuar se kurrë, ndërsa Sylvinho vijon ta udhëheqë skuadrën drejt ëndrrës së Botërorit 2026.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme