Sport 7 August 2025, 12:12 Nga VNA

Shifrat marramendëse! Rritje historike e pagave për lojtarët kuqezinj në 2025

Ndaje në Whatsapp
Shifrat marramendëse! Rritje historike e pagave për lojtarët

Kombëtarja shqiptare e futbollit po përjeton një fazë të re zhvillimi edhe në aspektin financiar, me një numër gjithnjë e më të madh lojtarësh që hyjnë në kategorinë e futbollistëve milionerë – pra, ata që përfitojnë një pagë vjetore me të paktën gjashtë zero pas shifrës kryesore.

Në krye të listës qëndron Mario Mitaj, i cili aktualisht aktivizohet me klubin saudit Al Ittihad. Mbrojtësi i krahut të majtë përfiton 3 milionë euro në sezon, një shumë që bëhet edhe më e favorshme për shkak të nivelit të ulët të tatimeve në Arabinë Saudite. Mitaj ka qenë një ndër protagonistët e skuadrës në fitimin e titullit kampion dhe të Kupës së vendit.

Ndërkohë, Armando Broja vazhdon të mbajë një nivel të lartë page, me 2.5 milionë euro në sezon, të cilën e përfitonte që nga periudha te Chelsea, si dhe gjatë huazimeve te Fulham dhe Everton. Me transferimin e mundshëm drejt Burnley, pritet që kartoni i tij të vlerësohet në rreth 20 milionë paundë, ndërsa detajet e kontratës së re mbeten ende për t’u konfirmuar.
Mirlind Daku, pas rinovimit me Rubin Kazan, raportohet se ka arritur në një pagë vjetore prej rreth 2 milionë eurosh, duke u renditur ndër lojtarët më të paguar të kampionatit rus.

Në rritje është edhe Ardian Ismajli, i cili pas transferimit tek Torino, ka kaluar pragun e një milionit, me një kontratë prej 1.1 milionë eurosh në sezon, në krahasim me pagën e mëparshme tek Empoli, që ishte rreth 800 mijë euro.

Një ndër lojtarët më me përvojë të Kombëtares, Elseid Hysaj, vazhdon të ruajë një status të rëndësishëm financiar te Lazio, ku përfiton një rrogë neto prej 2 milionë eurosh, ndërsa bruto arrin deri në 3.7 milionë euro.

Në listën e kuqezinjve me të ardhura mbi një milion euro përfshihen gjithashtu:

Marash Kumbulla, me një kontratë prej 1.7 milionë eurosh në sezon te Roma (rreth 3.3 milionë euro bruto),

Kristjan Asllani, që sipas kontratës me Interin përfiton aktualisht 1.2 deri në 1.4 milionë euro, me një rritje të parashikuar progresive nga marrëveshja fillestare në vitin 2022,
Nedim Bajrami, mesfushori i cili te Glasgow Rangers përfiton një pagë vjetore prej rreth 1.15 milionë eurosh, sipas raportimeve nga mediat skoceze.

Ky zhvillim tregon rritjen e vlerës së lojtarëve shqiptarë në tregun ndërkombëtar dhe konsolidimin e pranisë së tyre në kampionate elitare evropiane dhe më gjerë.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme